Ministri i Jashtëm gjerman sot në Kosovë

Prishtinë, 27 gusht - Minisitri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwele, viziton sot Kosovën. Diplomati gjerman do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, ndersa është parashikuar edhe mbajtja e një fjalimi në Kuvendin e Kosovës. Gjate ndalesës së tij ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwele do të takohet edhe me trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Kosova është ndalesa e fundit në turneun diplomatik të shefit të diplomacisë gjermane në Ballkan.
Një ditë më parë Westerwele vizitoi Beogradin ku zhvilloi takime me lideret kryesore serbe, ndërsa i bëri thirrje Beogradit të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, pasi ajo është tashmë realitet. Westerwele kërkoi fillimin e dialogut praktik mes Prishtinës dhe Beogradit.