E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ftohtë pushton Europën Lindore, viktima në njerëz

STAMBOLL- Një dimër i ftohtë polar ka pushtuar zonat e Europës Lindore. Stuhitë e dëborës dhe temperaturat e ulëta në Turqi dhe Bullgari shkaktuan këtë fundjavë të paktën tre të vdekur. Ndërkohë në Rumani vazhdojnë temperaturat e ftohta me dhjetra minus gradë celcius, ku vetëm gjatë ditës së sotme është shënuar temperature rekord prej -34,4 gradë C. Agjencitë e lajmeve të rajonit raportojnë se pritet që gjatë ditëve të ardhshme Turqinë ta përfshijë një valë tjetër të ftohti që këtë herë vjen nga Rusia. ''Temperaturat, që në Stamboll janë aktualisht deri në minus 3,0 gradë C, ndërsa në Ankara deri në minus 4,0 gradë C, të mërkurën pritet që të jenë minus 8,0 gradë C në Stamboll dhe minus 12,0 gradë C në Ankara. Temperaturat në provincat lindore pritet të jenë deri në minus 20 gradë C'', njoftojnë mediat lokale. Ndërkohë, autoritetet bullgare u kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin udhëtimet. Rumani Por edhe në Rumani ku dy ditë më parë u shënuan 5 të vdekur nga i ftohti. Në kontenë Covasna u regjistrua sot temperatura rekord për vendin minus 34,4 gradë Celsius, njoftoi agjencia rumune e lajmeve, AGERPRESS. Sipas meteorologëve, në orën lokale 07:20, termometri shënoi minus 34,4 gradë C. Megjithatë, rekordi absolut ka qenë në vitin 2004, kur zhiva u ul në minus 36 gradë Celsius. Shtatë konte në Rumani ndodhen nën alarmin ''portokalli'' për temperatura të ulta deri në datën 27 janar. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›