E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR konfirmon nisjen e largimit të barrikadave

ZUBIN PATOK- Zëdhënësi KFOr-it, Uve Novicki, ka konfirmuar nisjen e largimit të barrikadave në komunën e Zubin Patokut.

“Ata kanë nisur të heqin barrikadat dhe ky është hap i madh përpara”,-pohoi zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki në një intervistë të dhënë për Radio Europa e Lirë.

Njoftimi erdhi disa orë më pas se mediat serbe raportuan lajmin e arritjes së marrëveshjes midis serbëve dhe përfaqësuesve të KFOR-it, për qarkullimin e lirë në rrugën Zveçan-Zubin Potok, përkatësisht në Jagnjenicë.

“Nëse gjërat shkojnë kështu, ne do të kemi liri të lëvizjes në komunën e Zubin Potokut. Barrikadat janë hequr vetëm në komunën e Zubin Potokut”,- zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›