LDK dhe AAK refuzojnë mocionin e “Vetëvendosje”-s
PRISHTINË – Sipas mediave në Kosovë, nisma e lëvizjes “Vetëvendosje” për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe qeverisë së tij është në prag të dështimit, ende pa filluar. Dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e shohin si serioze nismën e “Vetëvendosje”-s, raporton Radio Evropa e Lirë.
LDK dhe AAK bënë të ditur se janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat sipas tyre mund të prodhojnë sërish një rezultat të manipuluar dhe rrjedhimisht edhe qeveria e dalë nga prej tyre do të jetë jodemokratike.
“Ne si LDK nuk jemi fare të kënaqur me punën e kësaj qeverie, por po ashtu nuk dëshirojmë që të krijohet mundësia që të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të ketë përsëri vjedhje të votave. Ne dëshirojmë që kjo qeveri ashtu siç është duke punuar jo mirë të dënohet kur të vijë koha në zgjedhje përmes votave të qytetarëve, në një proces, nëse mund ta quaj, të rregullt zgjedhor”, - deklaroi kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
“Vetëvendosje” ka marrë një përgjigje negative rreth kërkesës për mocion edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani thotë se e mbështet largimin e kësaj qeverie, por jo me ndonjë mocion që e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
(er.nu/rel/BalkanWeb)