E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakroi me thika bashkëshorten, 51-vjeçari: Jam penduar

SHKODER- “As unë nuk e di sesi ma dha Zoti që të qëlloj gruan time me thikë. Jam penduar". Kështu ka deklaruar dje Sami Bajraku gjatë marrjes në pyetje nga policia. 51-vjeçari është penduar për krimin e bërë, ndërsa burime zyrtare nga Spitali Rajonal i Shkodrës bëjnë me dije 47-vjeçarja Vjollca Bajraku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja për të cilën akuzohet Sami Bajraku ndodhi mesditën e së dielës në periferi të qytetit të Shkodrës.

Trupi i masakruar i nënës së dy fëmijëve u gjet mes ferrave, në zonën e Shirokës. Viktima u dërgua në gjendje kome në spitalin e qytetit verior, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë mjekësore. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi për motive xhelozie. Po të njëjtat burime shprehen se pas plagosjes rëndë të bashkëshortes, Bajraku është përfshirë nga një gjendje e thellë depresive. Ai akuzohet për "vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe për "mbajtje të armëve të ftohta pa leje".
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›