E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR mbyll 2 pika kufitare me Serbine

Shperthimi i dhunes serbe eshte konsideruar nga KFOR si mosrespektim i saj si force paqeruajtese nderkombetare dhe UNMIK-ut si institucion mbikeqyres i OKVB, ndaj dje eshte marre vendimi per te mbyllur dy vendkalime kufitare qe lidhin Kosoven me Serbine. Vendimi erdhi pasi veriu i Mitrovices perjetoi naten duke gdhire dita e djeshme, nje varg incidente-shperthimesh dhe djegie te dy veturave te UNMIK-ut, pas nje dite protestash kunder pavaresise se Kosoves. Deri tani nuk ka te dhena per deme ne njerez gjate protestave te djeshme, ku ishin mbledhur rreth 7 mije serbe. Protesta e serbeve ne veri te Mitrovices po vazhdon.
Sherbimi Policor te Kosoves konfirmoi se u regjistrua nje shperthim afer stacionit policor te veriut te Mitrovices dhe nderteses se OSBE-se. Shperthimi demtoi kater vetura, nga te cilat tri civile dhe nje veture zyrtare e organizates “Habitat”, si dhe dy dritare te nderteses se OSBE-se. “Incidente jane regjistruar ne kete zone edhe pas mesnates. Rreth ores 02:15, ne Zvecan, ne rrugen "Karagjorgjeva”, dy vetura zyrtare me targa UN, te parkuara aty, u dogjen, pasi disa njerez hodhen mbi to mjeteve ndezese”, deklaroi SHPK. Ai shtoi se nje shperthim tjeter u regjistrua rreth ores 03:30, ne rrugen “Luja Braja”, ne Lagjen e Boshnjakeve, ne veri te Mitrovices. “Shperthimi u shkaktua nga nje granate, qe demtoi lehte nje shtepi private, nje garazh dhe nje veture civile”, detajoi SHPK.
Nisur nga kjo situate, komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier de Marnhack dhe shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, vendosen te mbyllin te pakten per 24 ore pikat e kalimit kufitar mes Kosoves dhe Serbise, Jarinje ne Leposaviq dhe Banje ne Zubin Potok. “Cdo lloj dhune eshte e papranueshme dhe nuk do te tolerohet. I kam kerkuar komisarit te policise se UNMIK-ut dhe komandantit te KFOR-it qe te vendoset rend ne keto pika kufitare”, konfirmoi Ryker. Ai theksoi se keto sulme kundershtojne mandatin e UNMIK-ut dhe se pret nga qytetaret e Kosoves te jene te qete e te respektojne UNMIK-un dhe KFOR-in, te cilet, siguroi ai, “do vazhdojne te sigurojne mjedis te qete dhe te sigurt ne te gjithe territorin e Kosoves”.
Digjet plotesisht nje pike kufitare
Nje pike kufitare, qe lidh Kosoven me Serbine, u dogj plotesisht dje gjate protestave serbe kunder pavaresise, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime te KFOR. Sipas saj, trupat e forces paqeruajtese te KFOR-it ne Kosove, e drejtuar nga NATO-ja, shkuan ne kufirin verior te Republikes se re te pavarur per te mbrojtur pikat kufitare te sulmuara nga serbet. “Ata kundershtojne ndarjen nga Serbia, por KFOR-i do te nderhyje tani”, deklaroi zedhenesi, kolonel Betrand Bonneau. Ai nuk pranoi te theksonte se cilat trupa te forces se 35 vendeve po dislokoheshin. Forca paqeruajtese e NATO-s ne kete zone perbehet nga njesi te trupave franceze, belge, daneze dhe amerikane.
Sakaq, policia e Kosoves pohoi se kerkoi ndihmen e trupave paqeruajtese te NATO-s dhe nje helikopter per te evakuuar oficeret, pasi serbet dogjen piken e kalimit kufitar dhe sulmuan nje tjeter. Policia u strehua ne nje tunel prane nje poste kufiri prane Zubin Potokut, ne veri te Kosove, e dominuar nga serbet, kur rreth njemije protestues i sulmuan ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›