E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Ne veri te Mitrovices, gjithcka nen kontroll

Kryeministri Hashim Thaci tha dje, pasdite, se gjithcka eshte nen kontroll ne veriun e Mitrovices, ku gjate dy diteve te fundit dhe naten e kaluar ka pasur incidente. “Gjithcka eshte nen kontroll. Asnje incident i bute nuk do ta zbehe madheshtine e festes dinjitoze te qytetareve te Kosoves”, deklaroi Thaci pas takimit me Havier Solanen ne Prishtine. “Kosova eshte unike, e pandashme, territori i Kosoves eshte i garantuar, i njohur edhe nderkombetarisht”, shtoi Kryeministri, duke iu pergjigjur interesimeve te gazetareve per gjendjen ne veri te vendit.
Nderkohe, kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, ne takimin e djeshem te Komitetit per Siguri, pergezoi edhe nje here qytetaret per festimin dinjitoz dhe te gjitha strukturat e sigurise per menaxhimin e mire te situates pas Shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Lidhur me situaten e sigurise ne anen e poshtme te lumit Iber, komandanti i stacionit jugor te SHPK-se, Bashkim Spahiu, tha se gjate oreve te fundit, gjendja ka qene e qete dhe pa probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›