E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa “Ahtisari”, Kuvendi shqyrton 10 projektligje

Ne seancen e djeshme te Kuvendit te Republikes se Kosoves, te drejtuar nga Kryetari Jakup Krasniqi, kaluan shqyrtimin e pare dhjete projektligje qe burojne nga Propozimi Gjitheperfshires i Marti Ahtisarit. Krasniqi uroi deputetet per aktin e shpalljes se pavaresise, qytetaret e Kosoves per manifestimin "shume dinjitoz" te kesaj dite te shenuar, ndersa mediat per prezantimin shume profesional te kesaj ngjarjeje dhe te shume te tjerave, te cilat e kane shoqeruar kete akt sublim.
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, iu paraqiti deputeteve Projektligjin per Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Projektligjin per Privilegjet dhe imunitetet diplomatike. Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, paraqiti kater projektligje te tjera: Projektligjin per shtetesine, ate per Policine, Projektligjin per Inspektoratin policor, si dhe ate per Dokumentet e udhetimit.
Ministri i Sherbimeve Publike, Arsim Bajrami, paraqiti Projektligjin e perdorimit te simboleve shteterore, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Mahir Yagcilar, paraqiti Projektligjin per zonat e vecanta te mbrojtura, ndersa ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferhati, solli ne Kuvend Projektligjin per veteqeverisjen lokale dhe Projektligjin per kufijte administrative komunale. Te gjithe ministrat iu bene thirrje deputeteve qe t’i miratojne keto projektligje, nderkaq sipas nje vendimi te meparshem te Kuvendit, per projektligjet diskutuan vetem shefat e grupeve parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›