Butrinti, plani per ta shnderruar ne perle turistike
Qyteti antik i Butrintit, rreth 20 kilometra larg Sarandes, do te jete pjese e projektit "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zones Bregdetare". Perfshirja e qytetit antik ne kete projekt synon vec te tjerash qe i gjithe ekosistemi i zones te jete i vizitueshem nga turiste vendas dhe te huaj, te cilet me se shumti jane perqendruar ne objektet arkeologjike qe ofron parku i Butrintit. Jamarber Malltezi, ne cilesine e koordinatorit te ketij projekti, tha dje per Atsh-ne se "projekti synon mbrojtjen e zonave ligatinore bregdetare dhe zonave pyjore, te pasura me lloje me rendesi globale per ruajtje, si dhe te pasurive arkeologjike te kesaj zone te trashegimise boterore te UNESCO-s, objektiv, qe do te arrihet permes pergatitjes dhe zbatimit te Planit te Menaxhimit te Parkut Kombetar te Butrintit, si dhe investimeve ne infrastrukture dhe krijimin e fermave ekologjike".
Projekti i hartuar nga qeveria shqiptare gjate vitit 2004-2005 dhe i miratuar me pas nga Banka Boterore shtrihet nga Orikumi ne komunen e Ksamilit, pjese e se ciles eshte dhe Butrinti. Qellimi i tij eshte zhvillimi i qendrueshem i zones bregdetare, duke respektuar trashegimine kulturore dhe mjedisore te zones dhe permiresuar infrastrukturen publike.
Ky projekt sjell njekohesisht rregulla te qarta per hartimin e planeve lokale te zhvillimit, duke fuqizuar keshtu rolin e bashkive dhe komunave ne percaktimin e tipit te zhvillimit te turizmit bregdetar. "Eshte nje projekt i rendesishem, kompleks dhe qe integron per here te pare ne Shqiperi ceshtje te forcimit institucional, planifikimit te territorit dhe modernizimit te infrastruktures publike", shpjegon Malltezi, sipas te cilit projekti po zbatohet ne perputhje me standardet e Organizates Nderkombetare te Ruajtjes (Ramsar, Eurosite, IUCN).
Pjesemarrja e komunitetit
Nje rol te rendesishem per zhvillimin e praktikave te turizmit bregdetar, por edhe natyror, nuk do te kishte kuptim pa pjesemarrjen aktive te komunitetit te zones. Malltezi, shpjegon se gjate pergatitjes se Planit te Menaxhimit te Parkut Kombetar te Butrintit do te perfshihen edhe grupet e interesit, si dhe banoret qe jetojne prej vitesh ne kete zone.
Per kete qellim gjate diteve te fundit ne zonen e Butrintit eshte zhvilluar nje takim i hapur me grupe te interesit, nje nga tre te tilla qe do te organizohen ne kuader te hartimit te Planit te Menaxhimit te Parkut Kombetar te Butrintit. "Takimi i pare, i organizuar ne fshatin Mursi te komunes Xare, rreth 25 kilometra larg Sarandes, me pjesemarrjen e drejtuesve te komunave Xare dhe Ksamil dhe banoreve te zonave perreth Parkut Kombetar te Butrintit synonte qartesimin e qellimit dhe objektivave te Planit te Menaxhimit", sqaron z. Malltezi. Sipas tij, konsulentet qe po punojne per pergatitjen e planit kane prezantuar idene paresore qe turistet vendas dhe te huaj te mos vizitojne vetem Parkun e Butrintit, por te kene mundesi te vizitojne dhe ekosistemin e zones.
Zbatimi i Planit te Menaxhimit
Gjate kesaj faze konsulentet kane mbajtur kontakte me aktoret qendrore dhe lokale, roli i te cileve eshte i rendesishem ne hartimin dhe zbatimin e Planit te Menaxhimit.
Ferdinand Bego, nje nga konsulentet e ketij projekti thote se mbi kete baze eshte pergatitur dhe nje strategji per mobilizimin e komunitetit, i cili do te sherbeje si nje mjet shume i rendesishem per stafin e administrates se Parkut Kombetar te Butrintit. Ai shton, se gjate takimit te zhvilluar u arrit nje emerues i perbashket, qe te gjithe te mbeshtesin dhe punojne per ruajtjen e Parkut Kombetar te Butrintit. "Ne zbatim te kesaj ideje do te merren masa per parandalimin e aktiviteteve qe demtojne biodiversitetin e parkut", tha z. Bego.