E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan- Rrëzohet avioni, humbin jetën 118 persona

Islamabad-Si pasojë e një aksidenti ajror kanë humbur jetën 118 persona në Pakistan.

Sipas mediave europiane, një avion Boing 737, me 131 udhëtarë në bord është rrëzuar pranë një aeroporti në Ravalpindi afër Islamabad- it, pak para se të ulej.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkaqet e aksidentin, por dyshohet se mund të ketë qenë moti i keq.

Avioni ishte nisur nga Karachi drejt Islamabad, por pak minuat para uljes ai i ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit.

Sipas mediave lokale avioni kishte marrë flakë që në ajër dhe ka rënë pranë një baze ushtarake. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e shpëtimit, dhe ende nuk ka informacione për të mbijetuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›