E Shtunë, 31 Tetor 2026

KH: Në Maqedoni, shkelen të drejtat e njeriut

Në Maqedoni kemi ngecje serioze të proceseve demokratike të cilat reflektohen në disa pika kryesore. Kështu konstaton raporti i fundit i Komitetit të Helsinkit (KH). Sipas KH-së, pushteti në Maqedoni po e pengon lirinë e shprehjes, duke ushtruar presion ndaj mediave të cilat janë kritike ndaj tyre.

“Janë vërejtur edhe shkelje të të drejtave sociale dhe ekonomike të qytetarëve. Në mënyrë skandaloze po shkelen ligjet dhe Kushtetuta, dhe kjo po ndodh në Parlamentin e Maqedonisë, sepse në mënyrë të paligjshme po intervenohet në Kushtetutë. Shkelje më flagrante të të drejtave të njeriut janë vërejtur tek të ashtuquajturat raste gjyqësore : “Rasti “Merimanga”, “Sopoti”, “Metastaza” si dhe burgosja e Lube Boshkovskit”, thuhet më tej në raport.
 

Raporti bënë të ditur se gjendja në paraburgim, dy muajt e fundit ishte e barabartë me dënimin. Kryetari i KH-së, Osman Kadriu deklaroi se institucioni që drejton ai, posedon informacione se trajtimi i personave në paraburgim në raste të caktuara është i kundërligjshëm.
Sipas Komitetit, mënyra e vetme për të penguar shkeljen e të drejtave të njeriut, është zbatimi i procedurës së përgjegjësisë.
 

Ndërkohë ka pasuar edhe reagimi i partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE e cila përmes një deklarate për shtyp, ka demantuar pohimet e KH-së.Nga kjo parti, theksojnë se KH po punon këtë proces, për të kënaqur partnerin e tij politik LSDM-në.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›