Kosovë, formohet Grupi i Miqësisë me SHBA-në

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Albin Kurti, ka shqyrtuar propozimin e shtatë deputetëve nënshkrues, për formimin e Grupit të Miqësisë me SHBA-në.
Duke pasur parasysh rëndësinë që ka krijimi i këtij grupi dhe thellimi i miqësisë me SHBA-në, e sidomos me Kongresin amerikan, anëtarët e Komisionit, njëzëri kanë mbështetur këtë ide, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Deputetët, anëtarë të këtij komisioni, kanë sugjeruar që të formësohen kriteret për krijimin e grupeve të miqësisë me vendet e tjera dhe të rifreskohen me deputetë të rinj grupet e tilla të krijuara në legjislaturat e kaluara, duke shprehur gatishmërinë për angazhime konkrete të Komisionit në këtë plan.