Slin: Pavarësisht situatës, pavarësia e Kosovës mbetet
Çagllavicë - Në një debat të organizuar në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me temën “Kosova në anën jugore të Ibrit”, përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë vlerësuan se në një vit të Kosovës së pavarur është bërë përparim dhe tashmë tensionet që ishin para një viti kanë rënë, edhe te vetë qytetarët serbë. Përfaqësues të serbëve përsëri e kanë kundërshtuar planin e Ahtisarit pasi ai mundëson pavarësinë e Kosovës. Dejvid Slin- shef i Zyrës Civile ndërkombëtare në Mitrovicë, tha se beson fuqishëm në një të ardhme të suksesshme për serbët e Kosovës, si në veri ashtu edhe në jug.
“Kosova gjatë një viti të pavarësisë, ka shënuar përparim. Rajoni po përafrohet me institucionet e BE-së. Gjendja po ecë përpara në Kosovë dhe nuk duhet të ketë dyshime se procesi mund të kthehet mbrapa – pavarësia e Kosovës mbetet””, ka thënë z. Slin, duke shtuar se vetëdija e serbëve po ndryshon, sidomos kur dihet për mundësitë që i ofron Plani Ahtisari.
Ndërkaq, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparks, tha se Plani Ahtisari i mbron interesat e serbëve të Kosovës dhe u garanton që të jetojnë sipas traditave të tyre. Ndërsa përfaqësues të serbëve, Rangjell Nojkiqi e Nebojsha Joviqi, sërish e kanë kundërshtuar planin e Ahtisarit, sidomos për faktin se me këtë plan Kosova është pavarësuar .
Analisti Behlul Beqaj, e prezentoi idenë e tij për të dalë nga kjo situatë.
“Në bartjen e sovranitetit të pjesë veriore të Kosovës nën administrimin juridik, politik, të sigurisë, … në udhëheqjen e BE-së, përkatësisht EULEX-it, që kjo pjesë e Kosovës të merr statusin e rajonit evropian”, ka thënë z. Beqaj. Kjo ide e analistit Beqaj është mbështetur nga Joviçi, me kushtin që tërë Kosova të jetë nën këtë administrim. rtk