Privatizimi i ARMO-s, klasifikohen 3 kompani
Janë kualifikuar 3 kompani për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës ARMO. Ministria e Ekonomisë ka shpallur sot emrat e kompanive të parakualifikuara të cilat janë ftuar të dorëzojnë dokumentet për konkurrim dhe fituesi pritet te shpallet ne mbledhjen e Qeverise.Është kualifikuar "Rafineri Asociated Anica Texas", me piket maksimale 93.14 pikë, "Vitol US Ballkan Fund & Euroil sh.a." me 69.46 pike si dhe "Petrofac Energy Development International Limited, United Kingdom" me 30.52 pike. Nga kjo garë është skualifikur vetëm kompania "Penta Investment Limited", me kapital çek dhe regjistruar si fond investimesh në Qipro, e cila ofroi një çmim blerje prej 10 milionë euro.
Çmimi i ofruar në tender nga kompanitë ka zënë vetëm 75 për qind të pikëve totale të mbledhura nga ana e kompanive, ndërsa pjesa tjetër prej 25 për qind e këtij privatizimi, është dhënë nga ana e komisionit për Plan-Biznesin e paraqitura nga ana e konkurrentëve. Vleresimi i detajuar i kompanive nga Komisioni i Ofertave.Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi shqyrtoi raportin e pergatitur nga konsulenti Patton Boggs mbi dokumentacionin e ofertave te paraqitura nga kompanite pjesmarrese ne tender dhe kreu vleresimin tekniko-financiar me pike:Piket per oferten financiare:1. Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group 75 pike per oferten 125 milion Euro 2. Vitol, Euroil sha , NFS Partners sa and USBCF Inc 58.2 pike per oferten 97 milion Euro3. Petrofac Energy Developements International Limited 17.46 pike per oferten 29.1 milion Euro Piket per vleresimin teknik:1. Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group-18.16 pike 2. Vitol, Euroil sha , NFS Partners sa and USBCF Inc- 11.29 pike3. Petrofac Energy Developements International Limited- 13.06 pike Klasifikimi perfundimtar: 1. Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group – 93.14 pike 2. Vitol, Euroil sha , NFS Partners sa and USBCF Inc- 69.49 pike3. Petrofac Energy Developements International Limited- 30.52 pike TenderiTenderi për privatizimin e kompanisë "ARMO" është zhvilluar në datën 22 maj në kushtet e një tensioni të lartë.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i përbërë nga 11 anëtarë, kryesohej nga zëvendësministri i Ekonomisë, Nertian Alibali, dhe përbëhej nga 2 zëvendësministra të Financave dhe të Drejtësisë, si dhe 2 anëtarë të kompanisë konsulente të privatizimit të "ARMO-s, "Pattom Bogs.
Interes për këtë privatizim kanë paraqitur 25 kompani, nga të cilat vetëm 4 prej tyre kanë mundur që të plotësojnë kushtet për të hyrë në këtë garë. Ofertat e bëra nga katër kompanitë për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, janë vlerësuar nga komisioni dhe vetëm 3 prej tyre kanë arritur të parakualifikohen për konkurrim.
Konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas", një nga 3 kompanitë e kualifikuara sot, ofroi për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, ofertën prej 125 milionë euro, si dhe 240,5 milionë euro për programin e investimeve në 4 vitet e ardhshme në ARMO.
Kompania "Petrofac Energy Development Corp" ka ofruar për blerjen e 85% të aksioneve vlerën prej 30 milionë euro, ndërsa për programin e investimeve, vlerën 66 milionë euro. Grupi "Penta Investment Group" i cili u skualifkua ofroi shumën prej 10 milionë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, si dhe 198,4 milionë euro për programin e investimeve.
Grupi "Vitol Us Balkan Funds Euroil" ofroi për të blerë 85% të aksioneve të ARMO-s, 100 milionë euro.
Raporti i konsulentit
Në raportin e saj të vlerësimit për kompaninë "ARMO", konsulenti "Pattom Bogs" i ka bërë të ditur Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, se pavarësisht se në shumë raporte të bëra publike edhe nga media, çmimi i privatizimit llogaritet në rreth 100 milionë dollarë ose më shumë, kompania mund të mos arrijë këtë vlerë në shitje.
Madje në raportin e bërë nga ana e kompanisë konsulente amerikane "Pattom Bogs" sqarohet se një çmim prej 100 milionë dollarësh i dhënë publikisht, është spekulim. Por shifra e dhënë për shitjen e kësaj kompanie ka qenë nga vetë "ARMO" dhe Ministria e Ekonomisë, me rreth 170 milionë dollarë, ose 110 milionë euro. Kjo nuk është hera e parë që në privatizimet strategjike ndodhin përplasje midis vlerësimit të konsulentëve të huaj dhe çmimeve të kërkuara nga ana e qeverisë shqiptare. Por pas tenderit të bërë gjatë ditës së djeshme për kompaninë ARMO, çmimi i ofruar nga dy kompani, është dy deri në tre herë sa çmimi që kishte dhënë konsulenti në vlerësimin e tij për shitjen e kësaj kompanie.
Fitimet e ARMO-s
Konsulenti për privatizimin e "ARMO"-s, "Pattom Bogs", në raportin e dorëzuar në qeveri në muajin tetor, jep edhe vlerësimet e tij për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës.
Në analizën e bërë nga ana e konsulentit, duke marrë parasysh asetet e kompanisë, bilancet financiare të viteve 2004, 2005 dhe 2006 dhe blerjet e mundshme nga ana e investitorëve të kësaj pasurie, jepen edhe skenarët e mundshëm të këtij privatizimi. Në këtë vlerësim, nuk është marrë parasysh viti 2007, që është edhe më i rëndësishmi përsa i përket fitimeve të nxjerra nga ana e kompanisë shtetërore. Vetëm fitimi i "ARMO"-s gjatë vitit 2007, krahasuar me vitin 2004, është 5 herë më i lartë. Fitimi në vitin 2007 arriti në 1 miliardë e 700 milionë lekë, ndërsa në vitin 2004, ishte vetëm 365 milionë lekë. ARMO, ka një vlerë të kapitalit të nënshkruar që mund të jetë në nivelin e 50-60 milionë euro, ndërsa një vlerë të aseteve, si vlerë në kontabilitet, në rreth 100 milionë euro.
Kjo është një vlerë kontabël, vlerë e aseteve të blera në vite, të investuara në vite, siç janë të regjistruara në kontabilitet. Por dhe çmimet e tregut të brendshëm të karburanteve në rritje të vazhdueshme, ku "ARMO" zë 25% të tregut, ndikuan në të ardhurat e kompanisë. Rritja e çmimeve nga operatorët privatë është shoqëruar me një rritje të moderuar nga kompania, duke ndikuar disi në amortizimin e efektit të rritjes galopante të çmimeve nga grosistët shqiptarë. "ARMO", sipas burimeve nga kompania, ka tregtuar gjatë këtij viti, gazoil me çmimin deri në 95.11 lekë/litër.
Ofertat në Tender
1. "Petrofac Energy Development International Limited, United Kingdom" - çmimi i ofruar 30 milionë euro
2. "Refinery Associates of texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer" - çmimi i ofruar 125 milionë euro (+ 3% pagesa e success fee e kompanisë konsulente)
3. "Penta Investment Limited", me kapital çek dhe regjistruar si fond investimesh në Qipro - çmimi i ofruar 10 milionë euro
4. "Vitol US Ballkan Fund & Euroil sh.a." - çmimi i ofruar 100 milionë euro
Asetet
Në objektet që përfshihen në privatizimin strategjik të "ARMO"-s, janë 2 Uzinat e Përpunimit të Thellë të Naftës në Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e Kimi-Përpunimit në Kuçovë, filiali i Eksport-Importit në Vlorë, si dhe 11 depozita të naftës dhe karburanteve. Gjatë 2007, nga "ARMO" u hoqën, si asete të saj, objekte të cilat kanë hyrë në privatizimin jostrategjik, si 33 objekte për privatizim, që po privatizohen hap pas hapi me ankand 10 prej tyre. Privatizimi i pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, të dhëna në përdorim, po vazhdon si proces jashtë strukturës strategjike të ARMO-s. Për të 33 pikat, është plotësuar dokumentacioni i plotë për privatizim. Sipas akteve ligjore, përparësi kanë pronarët e truallit për pikat ku ka pronësi private, të vërtetuara nga Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. "ARMO" blen naftë nga kompania publike e nxjerrjes së naftës "Albpetrol", si dhe nga "Bankers Petroleum", me të cilën qeveria shqiptare në vitin 2004 firmosi një kontratë koncesionare për shfrytëzimin e puseve në zonën Patos-Marinëz. Por gjatë vitit 2007, kjo kompani nuk i dha sasinë prej 90 mijë tonë naftë "ARMO"-s, duke e shitur atë në tregjet e huaja.