OSSH, parakualifikohen 4 kompani, tenderi në Shtator
Të katërta kompanitë që kanë aplikuar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes SHA (OSSH) janë parakualifikuar pasi ofertat e tyra janë konsideruar në përputhje me kërkesat. Në një njoftim zyrtar ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës bëri të ditur se janë parakualifikuar EVN Ag, Energie Steiermark AG, CEZ a.s, ENEL s.p.a. E ardhme spekulantësh për energjinë elektrikeSipas një studimi të kryer nga konsulentët ndërkombëtarë në vitin 2001, Sistemi i Shpërndarjes ka një kosto margjinale, (për çdo kilovat shtesë të hedhur në rrjet) prej 4.1 lekësh për kWh, ose dy herë më shumë sesa tarifa ekzistuese e OSSH-së. Shpërndarja merr aktualisht 2 deri në 2.6 lek për kWh nga çmimi mesatar prej 8.1 lekës që paguajnë konsumatorët.Kostoja e shpërndarjesSipas një studimi të kryer nga konsulentët ndërkombëtarë në vitin 2001, Sistemi i Shpërndarjes ka një kosto margjinale, (për çdo kilovat shtesë të hedhur në rrjet) prej 4.1 lekësh për kWh, ose dy herë më shumë sesa tarifa ekzistuese e OSSH-së. Shpërndarja merr aktualisht 2 deri në 2.6 lek për kWh nga çmimi mesatar prej 8.1 lekës që paguajnë konsumatorët. Kjo kosto nënkupton investimet që nevojiten për të zgjeruar rrjetin ekzistues të shpërndarjes dhe për të garantuar furnizim me energji elektrike të rregullt për konsumatorët ekzistues dhe ato të rinj. KESH, ka njohur një rritje të fortë prej mbi 10% të numrit të klientëve gjatë viteve të fundit, ndërkohë që kjo rritje e klientelës nuk është shoqëruar me investimet e nevojshme për të përballuar kërkesën e re. Investime të shumta janë të nevojshme në këtë sektor për të furnizuar zonat e reja urbane, zonat periferike të rrjetit etj.Privatizimi dhe derregullimi, janë parë gjithmonë në Shqipëri si hapa drejt shërbimeve më të mira, çmimeve më të ulëta dhe si rrugë drejt konkurrencës më të fortë. Për shumë tregje, rezultati ka qenë i kundërt. Por duke parë listën e kompanive të interesuara për blerjen e OSSH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes), mund të thuhet se rezultati ka shumë gjasa të mos jetë aspak pozitiv. Zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibani deklaroi dje emrat e katër kompanive të huaja si kandidate për të blerë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. Ato janë: “Enel” nga Italia, “EVN” dhe “Energy Teiermark” nga Austria dhe “CEZ” nga Republika Çeke. Të katërta, janë kompani shumë të fuqishme. Tre prej tyre, kanë interesa të tjera në Shqipëri, përveç krahut të shpërndarjes së KESH. Njëra prej tyre është akuzuar nga ekspertët shqiptarë si sabotatore e KESH, gjatë kohës që ka qenë në rolin e konsulentit.
Një tjetër, akuzohet se ka shfrytëzuar fuqinë e saj tregtare në Europën Qendrore dhe Juglindore, për të shitur energji në Shqipëri me çmime të fryra.
PrivatizimiBlerësi i OSSH, do të ketë kontroll të plotë mbi kompaninë. Me blerjen e 76% të aksioneve, pjesa e mbetur nën pronësi të shtetit prej 24% nuk do të luajë asnjë rol në menaxhimin e kompanisë. Çmimet e saj do të vijojnë të jenë të përcaktuara nga ERE, gjithsesi. Të ardhurat e saj bruto, nga tarifat e shpërndarjes, do të jenë minimalisht 80 milionë euro. Spekulantja CEZGjiganti energjetik “CEZ”, akuzohet si përgjegjësi kryesor i rritjes spekulative të çmimeve të energjisë për Shqipërinë, Maqedoninë e Kosovën, gjatë vitit të fundit. Vitin e kaluar, kompania tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare kur fitoi tenderin për të furnizuar Kosovën me energji përkundrejt pagesës prej 90 eurosh për Mega/Wat, çmim ky dy herë më i lartë se mesatarja e tregut në Europën Qendrore. Kur u pyet nga gazetarja e “Thomson Financial News”, se për çfarë arsyeje çmimi është kaq i lartë, Drejtori i Shitjeve të “CEZ”, Alan Svoboda, deklaroi: “Energjia nga Kosova do të sillet nga Bullgaria dhe Hungaria, ku “CEZ” ka tregtuar energji prej vitesh”. Tre vendeve më të goditura nga kriza energjetike e viteve të fundit, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, i kanë kushtuar qindra milionë euro importet e energjisë. Së paku, në rastin e Shqipërisë, duket se çmimet spekulative të importit kanë thithur të gjitha paratë që vendi pati grumbulluar për ndërtimin e termocentraleve, duke bllokuar shanset e vendit për energji më të lirë. CEZ, zotëron kompani shpërndarjeje në Bullgari, si dhe është e interesuar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova C”.Dashuria e vjetër me “Enel”Kompania italiane “ENEL” ka një histori shumë më të gjatë me Shqipërinë. Ajo ka bashkëmenaxhuar KESH me qeverinë shqiptare për tre vite dhe qe e lidhur me disa projekte kyç, projekte të financuara nga qeveria italiane dhe që mbetën të bllokuar prej vitit 2002 deri në vitin 2006. Nëse këto tre projekte do të qenë realizuar në kohë, Shqipëria ndoshta nuk do të binte pre e spekulimeve tregtare gjatë dy viteve të krizës, 2006-2007. EVN, e interesuar për hidrocentraleKompania austriake “EVN”, e njohur veçanërisht për ekspertizën e saj në fushën e hidro-energjisë, ka filluar aktualisht në Shqipëri punën për ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh në kaskadën e Devollit, ku mund të prodhohen deri në 1 miliardë kWh në vit, ose sa një e treta e energjisë së prodhuar në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Nuk është e qartë se çfarë ndikimi në konkurrencë mund të ketë fakti që blerësi i ardhshëm i OSSH do të jetë njëkohësisht prodhues i rëndësishëm, si në rastin e “EVN”, ose eksportues i rëndësishëm, si në rastin e “CEZ”. Liberalizimi i tregut të energjisë konsiderohet një problem shumë i vështirë në të gjithë botën, kryesisht për shkak se kompanitë ekzistuese zotërojnë burimet e energjisë dhe se liberalizimi nënkupton shumë shitës dhe shumë blerës. Në rastin e Shqipërisë, kjo gjë është e mundur për shkak se KESH zotëron aktualisht vetëm një pjesë të vogël të kapaciteteve energjetike të vendit. Por duket se teoria dhe praktika janë dy gjëra të ndryshme. Për qytetarët shqiptarë, rreziku është që një monopol tjetër të krijohet në vend.