E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – KIIS: Besimi i ukrainasve te Zelensky rritet në 57%

KIEV, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rreth 57 për qind e ukrainasve besojnë dhe miratojnë performancën e Volodymyr Zelensky, sipas një sondazhi të publikuar sot nga Instituti i Sociologjisë së Kievit (KIIS) midis 4 dhe 9 shkurtit, duke shënuar një rritje prej 5 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e fundit në dhjetor.

37% e ukrainasve të intervistuar nuk i besojnë atij, por në dhjetor përqindja ishte 39%.

“Nëse aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë (të Ukrainës) janë të shqetësuar për legjitimitetin e presidentit në kontekstin e negociatave të mundshme për paqen dhe insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve, nga pikëpamja e vetë qytetarëve ukrainas nuk ka probleme në këtë drejtim,” komentoi Anton Hrushetskyi, drejtor i Institutit Kiis, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale siç parashikohet nga Kushtetuta e Ukrainës.

Kremlini, kujton Kyiv Independent, ka nisur një “narrativë të rreme” në lidhje me paligjshmërinë e pretenduar të Zelenskit, i cili gjithashtu po shtyhet nga administrata Trump për të mbajtur zgjedhje përpara çdo negociate për paqen: një pretendim që Trump siguron se nuk ishte aspak i nxitur nga Moska.

Sondazhi, shpjegon Kiis, u krye me telefon midis një mijë njerëzve që jetonin në territoret ukrainase të kontrolluara nga Kievi.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›