E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina zgjat ligjin e luftës dhe urdhrin e mobilizimit

KIEV, 16 prill /ATSH-DPA/ – Ukraina ka zgjatur ligjin e luftës ushtarak dhe urdhrin e mobilizimit edhe me 90 ditë të tjera deri në fillim të gushtit, pasi vendi vazhdon të shmangë pushtimin rus në shkallë të plotë të nisur më shumë se tre vjet më parë.

Dy mocionet përkatëse të paraqitura nga Presidenti Volodymyr Zelensky morën shumicën e kërkuar prej dy të tretave në parlament, njoftuan mediat ukrainase.

Pasi të nënshkruhet nga Zelensky, ligji ushtarak do të zbatohet deri më 6 gusht, pasi do të skadonte më 9 maj.

Ish-presidenti, Petro Poroshenko akuzoi qeverinë se po nxiton shtyrjen në parlament, me pothuajse një muaj të mbetur përpara skadimit të ligjit aktual të luftës.

”Ky ligj po përdoret jo vetëm për mbrojtjen e vendit, por edhe për vendosjen e një regjimi autoritar”, pohoi në mediat sociale lideri i opozitës, i cili është sanksionuar nga Zelensky.

Qeveria ukrainase vendosi fillimisht ligjin e luftës dhe urdhëroi mobilizimin pas pushtimit të plotë të Rusisë, më 24 shkurt 2022.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë pezulluar në përputhje me rrethanat dhe rekrutët e moshës nga 18 deri në 60 vjeç janë ndaluar të largohen nga vendi./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›