E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Yermak: Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e avionit azer

KIEV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ishte përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të ”Azerbaijani Airlines” që vrau 38 persona.

”Moska duhet të shpallet përgjegjëse për rrëzimin e avionit”, shkroi në Telegram kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.

Rusia paralajmëroi kundër spekulimeve dhe kërkoi të priste rezultatet e hetimit për shkaqet e aksidentit.

Disa media, duke cituar burime anonime të qeverisë së Azerbajxhanit, raportuan se avioni  i linjës Baku-Grozni u rrëzua në Kazakistan të mërkurën për shkak të një rakete antiajrore ruse.

Gjatë një tentative për ulje emergjente, avioni ”Embraer 190” u rrëzua pranë qytetit të Kazakistanit Aktau në bregun e detit Kaspik./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›