E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Trump synon paqe afatgjatë dhe të drejtë

KIEV, 20 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti ditën e betimit te Donald Trump si president i SHBA-së  – një ditë shprese për zgjidhjen e shumë problemeve, përfshirë sfidat globale.

“Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe paqja përmes politikës së forcës që ai shfaq – ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është prioriteti kryesor”, postoi Zelensky në X.

“Ne presim një bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm. Ne jemi më të fortë së bashku dhe mund të ofrojmë siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike më të madhe për botën dhe te dy kombet tona”, tha Zelensky duke i uruar Trump sukses.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›