E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Liderët e BE-së urojnë Trump për kthimin e tij në Shtepinë e Bardhë

BRUKSEL, 20 janar /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e BE-së kanë uruar Donald Trump  për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa postuan sot urimet e tyre më të mira në X.

“BE pret të punojë ngushtë me ju për të trajtuar sfidat globale”, shkruan ata.

Postimi vazhdoi me një thirrje për administratën e re për të punuar ngushtë me BE-në.

“Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët. Kjo është forca e qëndrueshme e partneritetit transatlantik”,  thuhet në deklaratën e BE-së.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›