E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad

KIEV, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shtyrë vizitën e tij në Riad – pas bisedimeve mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio sot në kryeqytetin saudit, Riad.

“Ata mund të diskutojnë çfarë të duan, por asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

“Unë nuk dua asnjë rastësi dhe prandaj nuk do të shkoj në Arabinë Saudite”, tha Zelensky, i cili nuk ishte i ftuar në takimin mes Lavrov dhe Rubio.

Në vend të kësaj, Zelensky tha se do të udhëtonte në Riad më 10 mars.

Fillimisht, Zelensky kishte planifikuar të udhëtonte në Arabinë Saudite pas vizitës së tij në Turqi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›