E Diel, 1 Nëntor 2026

KIPRED Njohja e Kosoves peng i krizes institucionale akuzat e Martit do japin efekt me vone

Prishtine 27 dhjetor NOA-Drejtori i Institutit Kosovar per Kerkime dhe Zhvillimeve te Politikave KIPRED Krenar Gashi tha se kriza institucionale ka ndikimin kryesor per ngecjen e njohjeve te reja nga vendet e tjera te pavaresise se Kosoves.

Mungesa e njohjeve te shtetesise eshte pasoje e ngecjes se jetes institucionale ne Kosove. Prej krizes qeveritare qe e kemi pasur kemi mbetur pa minister te jashtem dhe pa nje perfaqesim intensiv diplomatik. Me pas edhe ato vende qe ndoshta e kane njohjen e Kosoves ne axhende kane pritur qe te shohin se cka po ndodh ne Kosove gjate procesit zgjedhor ka theksuar Gashi per gazeten Koha ditore.

Lidhur me akuzat e raportuesit te KiE-se Dick Marti ai eshte shprehur se efektet e tyre do te dalin me vone.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›