PZAP dënon partitë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba të shumta për partitë politike, të cilat nuk u janë përmbajtur rregullave zgjedhore gjatë dhjetë ditëve të fushatës.
PZAP’i ka dënuar nëntë parti garuese me 345 mijë e 700 euro, para këto që do të derdhen në buxhetin e shtetit.
Dënimet e PZAP’it vijnë pas ankesave të partive ndërmjet vete për mbulim të posterëve dhe shkeljeve të tjera zgjedhore.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e para me vota më 12 dhjetor, po ashtu është më e dënuara nga PZAP’i.
Partia e Kryeministrit Hashim Thaçi është gjobitur me 135 mijë e 600 euro, mjete këto që duhet të paguhen më së largu pesëmbëdhjetë ditë pas marrjes së vendimit.
Njësoj sikur ka dalë në zgjedhje, LDK’ja e Isa Mustafës është rëndur e dyta edhe sa i përket dënimeve për shkelje të rregullave zgjedhore. Kjo parti është dënuar 83 mijë e 450 euro.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...