E Diel, 1 Nëntor 2026

Teodosije ne krye te Kishes Serbe ne Kosove

Shugurimi

Në krye të Kishës Ortodokse Serbe për Kosovë është vënë peshkopi Teodosije. Shugurimi i tij është bërë të dielën në kishën e “Shën Gjergjit” në Prizren, ku merrnin pjesë përfaqësues të kishës ruse, greke e serbe, ministrat e qeverisë së Serbisë, Daçiç e Bogdanoviç, si dhe pjesëtarë të trupit diplomatik e të organizatave ndërkombëtare në Prishtinë. Liturgjinë e shugurimit të kreut të kishës për Prizren dhe Rashkë e ka bërë patriarku i kishës serbe, Irinej. Megjithëse ceremonia ka pasur karakter ekskluzivisht fetar, drejtuesit e saj kanë folur edhe për aspekte politike të zhvillimeve në Kosovë. Ceremonia e emërimit të kreut të kishës serbe për Kosovë është siguruar nga qindra pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›