E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRRT-ja e Tiranës miraton 79 sheshe dhe leje pallatesh

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës ka miratuar ditën e djeshme 79 leje dhe sheshe të reja ndërtimi në qytetin e Tiranës. Gjatë mbledhjes së djeshme të KKRRT-së janë shqyrtuar edhe disa legalizime të shtesave të pallateve në kryeqytet. Anëtarët e KKRRT-së kanë miratuar sheshe e leje ndërtimi pothuaj në të gjithë Tiranën. KKRRT-ja miratoi studimin urbanistik pjesor për banesa sociale, me investitor Bashkinë e Tiranës, në zonën që kufizohet nga rruga “Ali Demi”, Lumi i Lanës dhe një rrugë e parashikuar në Planin Rregullues, zona e ish-Uzinës Fonder-Mek, ish-Kombinati i Autotraktorëve. Njëkohësisht u miratua rishikimi i projektit të Unazës së Madhe, kërkuar nga Njësia e Menaxhimit të Projekteve në Bashkinë e Tiranës. Anëtarët miratuan edhe projektin e zbatimit të rikualifikimit urban të sheshit “Shtraus” dhe trajtimin e fasadave të dy rrugëve lidhëse deri në kryqëzimin me Unazën, miratim i kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Projekt tjetër që u miratua në këtë mbledhje ka qenë edhe rikualifikimi urban të sheshit te “21 Dhjetori”, hartuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. KKRRT-ja miratoi projektin teknik për rikualifikimin urban të sheshit në Kombinat, hartuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Një lajm i mirë do të jetë edhe për të rinjtë kryeqytetas, pasi u vendos miratimi i projektit teknik për rikualifikimin urban të terreneve sportive në rrugën “Ali Demi”, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Midis vendimeve u miratua projekti i zbatimit të kryqëzimit në nivel, midis Rrugës së Kavajës me rrugën “Teodor Keko” (Unaza e Re), kërkuar nga Njësia e Menaxhimit të Projekteve në Bashkinë e Tiranës. Disa vendime të tjera numërohen, si miratimi i projektit të zbatimit të urës te Shkolla Teknologjike, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban, u miratua projekti i zbatimit për punime të urbanizimit parësor në Laprakë, kërkuar nga Njësia e Menaxhimit të Projekteve në MPPTT, financuar nga “Koperacioni Italian”, u miratua projekti i zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të Bllokut Nr. 40, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban (Blloku kufizohet nga rrugët “Luigj Gurakuqi”, “Punëtorët e Rilindjes”, “Tefta Tashko”, “Fadil Rada” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”. U miratua projekti i zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të Bllokut Nr. 22, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban (Blloku kufizohet nga Rruga e Kavajës, “Muhamet Gjollesha”, “Irfan Tomini” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”). U miratua projekti i zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të Bllokut Nr. 17, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban (Blloku kufizohet nga Rruga e Durrësit, “Mine Peza” dhe Unaza). U miratua projekti i zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të Bllokut Nr. 29, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban (Blloku kufizohet nga rrugët “Llambi Bonata”, “Petraq Lika” dhe “Haki Stërmilli”). U miratua kërkesa për ndryshimin e projektit të zbatimit të rrugës “Ismail Qemali”, kërkuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të Infrastrukturës si dhe u miratua kërkesa për ndryshimin e projektit të zbatimit të urës në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, kërkuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të Infrastrukturës.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›