E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT, Komisioni Evropian sjell përvojën e mediave evropiane



Ekspertë nga vende anëtare të BE-së kanë prezantuar një ditë më parë në Tiranë vizionin evropian për mediat audio-vizive. Gjithçka është bërë e mundur me iniciativën e KKRT-së sonë ku në bashkëpunim me Komisionin Evropian, organizuan dje në Tiranë takimin për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit evropian për mediat audio-vizive. Në takim, ekspertë nga vende anëtare të BE-së prezantuan përvojat, arritjet dhe perspektivat e shteteve nga vinin në këtë fushë. Ndërkohë që gjatë takimit referuan nga Italia, znj.Maja Cappello; nga Holanda, z.Nico Van Eijk; nga Letonia, z.Andris Mellakauls; nga Belgjika, z.Khalid Hadadi; nga Hungaria, z. Péter Munkácsi dhe nga Finlanda, z.Tauno Ăijălă. Sakaq, kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, e cila hapi dhe takimin, tha se “ky trajnim është kërkuar nga KKRT-ja, duke pasur parasysh zhvillimet e reja në fushën e medias audio-vizuale dhe nevojat që ka institucioni ynë për t’u njohur me standardet dhe praktikat evropiane. Gjatë vitit 2007 nga Kuvendi i Shqipërisë, nisi puna për kryerjen e një reforme të plotë ligjore në fushën e medias, me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, duke synuar jo vetëm përmirësimin e kuadrit ligjor, por edhe përputhjen e legjislacionit shqiptar në fushën e medias me standardet dhe praktikat më të mira të vendeve evropiane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›