Ministria e Drejtësisë, Procedim i rregullt disiplinor për 3 gjyqtarët
Reagimi i institucionit të lartë të drejtësisë pas dorëzimit të relacionit të KLD-së për çështjen “Delijorgji”
Ministri i Drejtësisë do të informojë gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre. Vetëm pas këtij vlerësimi, si dhe në respektim të të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, ministri do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në KLD, kërkesë e cila do të gjejë mbështetje vetëm në ligj dhe në prova
Ministria e Drejtësisë do të paraqesë përpara KLD-së kërkesën për procedim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak në Tiranë, vetëm pasi të gjejë prova dhe të kryhet një procedim disiplinor i rregullt. Madje, pasi i ka vënë në dijeni rreth provave të Inspektoratit të KLD-së, pret brenda 10 ditëve pretendimet e tyre lidhur me akuzat e ngritura. Ky ka qenë thelbi i reagimit të djeshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me tre gjyqtarët Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka, të cilët me një vendim të dhjetorit 2007 “liruan” nga akuza e kontrabandës së hekurit në dëm të shtetit në vlerë 1.2 milionë dollarë Mihal Delijorgjin. Në një komunikim për shtyp dhënë dje nga zëdhënësja e kësaj ministrie, Migena Demirxhi, thuhet se për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Usharak në Tiranë, do të nisë një procedim disiplinor i rregullt “pavarësisht paragjykimeve dhe diskutimeve që shoqërojnë këtë rast”. Ministria konfirmon se në këtë institucion ka mbërritur relacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i shoqëruar me dokumentet përkatëse. Nëpërmjet këtij relacioni, KLD-ja kërkoi që Ministria të vlerësojë për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka. Duke qenë autoriteti që vendos për fillimin e procedimit disiplinor në KLD, Ministria e Drejtësisë deklaron se do të “mbajë në konsideratë të drejtën e gjyqtarëve për një procedim të rregullt disiplinor”. “Në kuadër të kësaj të drejte dhe në zbatim të nenit 35 të ligjit nr. 9877, si dhe të nenit 31 pika 7 të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, ministri i Drejtësisë do të informojë në mënyrë të qartë e të detajuar gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre dhe vlerësimin krahasues të këtyre pretendimeve ndaj konkluzioneve të inspektoratit të KLD-së”, - thuhet në njoftim. Vetëm pas këtij vlerësimi, si dhe në respektim të të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, ministri i Drejtësisë do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kërkesë e cila do të gjejë mbështetje vetëm në ligj dhe në prova.
Ministria
Tre gjyqtarët, 10 ditë afat për t’iu përgjigjur pretendimeve
Ministria e Drejtësisë reagon pas disa publikimeve në media në lidhje me procedimin e tre gjyqtarëve, duke shtuar se “ministria po vepron në përmbushje të detyrimeve ligjore procedurale të parashikuara për fillimin e një procedimi disiplinor”. Sipas burimeve zyrtare, në Ministrinë e Drejtësisë në datën 26.06.2008, ora 16:00 ka mbërritur dokumentacioni nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që përmban rezultatet e veprimeve verifikuese të inspektoratit të KLD-së ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë, Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka. “Ky dokumentacion është përcjellë me shkresë nga KLD-ja, në të cilën është kërkuar që Ministria e Drejtësisë “të vlerësojë këtë dokumentacion nëse ka vend për të iniciuar një procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve të inspektuar”. Në përmbushje të detyrimit ligjor, Ministria e Drejtësisë ua ka dërguar dje për njoftim këtë dokumentacion gjyqtarëve të inspektuar, sepse sipas ligjit, gjyqtarët kanë të drejtën të paraqesin pretendimet e tyre”, - vijon reagimi. Më pas, ministria sqaron se u ka lënë 10 ditë afat për t’u përgjigjur tre gjyqtarëve.
Tiranë
Kapet Ardian Kotreli, tentoi të vidhte një automjet
I ka zënë pritë pronarit të një automjeti dhe më pas ka tentuar t’i vjedhë makinën, por ndërhyrja në kohë e policisë ka vënë në pranga autorin. Ardian Kotreli, 38 vjeç nga Tirana, i proceduar më parë për veprën penale të “Vrasjes në bashkëpunim”, është arrestuar dy ditë më parë pasi ka tentuar të grabisë makinën e një personi. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, kanë qenë specialistët e seksionit Kundër Vjedhjes së Automjeteve që kanë parandaluar një tentativë vjedhje me dhunë duke realizuan kapjen e autorit të dyshuar dhe më pas arrestimin në flagrancë të tij. Kështu, sipas policisë, kapja e 38-vjeçarit u realizua falë marrjes dhe grumbullimit të saktë të informacioneve, me synim ndërhyrjen dhe kapjen e tij. Policia tha se Kotreli dyshohet se në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte në bulevardin “Zhan d’Ark”, pranë ATSH-së, ka tentuar të vjedhë me dhunë automjetin tip “Benz”, me targë TR 3056 H. Ndërkohë, në bazë të hetimeve ka rezultuar se pasi ka kryer këtë veprim, ai ka goditur me sende të forta edhe pronarin e automjetit, shtetasin Hamdi Bakalli, 47 vjeç, me qëllim më pas vjedhjen e mjetit në pronësi të këtij të fundit. Në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të hetimit të krimit në policinë e Tiranës, autori i dyshuar nuk mundi të realizonte këtë vjedhje, sepse u arrit kapja e menjëhershme e tij. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”.
Durrës
Flakët përfshijnë katin e 7-të të një hoteli
Kati i shtatë i një hoteli në plazhin e qytetit të Durrësit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm duke shkaktuar panik te turistët të cilët kishin zgjedhur këtë hotel për të pushuar dhe punonjësit e hotelit. Sipas të dhënave të policisë së qytetit bregdetar për këtë ngjarje, mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 ka përfshirë katin e fundit të hotelit, 7-katësh "Kadrisa", i cili ndodhet në sektorin "Iliria", në krahun e majtë të rrugës Ura e Dajlanit - Plepa. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bënë të mundur evakuimin e të gjithë pushuesve të akomoduar në hotel, si dhe kanë mundur të lokalizojnë përhapjen e flakëve në katet e mëposhtme. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar nga flakët, ndërsa dëmi llogaritet të jetë në disa dhjetëra milionë lekë. I gjithë kati i shtatë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit të cilat janë shuar rreth orës 04:30 të mëngjesit. Një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Dyshimet e para hidhen në një masë në rrjetin elektrik e cila mund të ketë shkaktuar dhe flakët. Mësohet se kati i fundit i ndërtesës 7-katëshe që u përfshi nga flakët, ishte i ndërtuar me konstruksion metalik dhe prej druri dhe shërbente si lokal ku organizoheshin ceremoni festive.