Prokuroria kërkon Gazideden si dëshmitar
Pas 7 seancash të dështuara, nis gjykimi për çështjen e zhdukjes së shqiptaro-maqedonasit Hoxha
Kërkesa
Nisi shqyrtimi gjyqësor për katër të pandehurit Sefgjini, Koldashi, Kumbaro e Meçe, vendoset pezullimi dhe ndarja e gjykimit për këtë të fundit. Sipas ekspertit mjeko-ligjor, Meçe është në gjendje të rëndë, me dëmtime në tru dhe paralizë
Prokuroria kërkon të thërrasë si dëshmitar ish-kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, në gjyqin ndaj zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Gazidede është dëshmitari i parë në listën prej 102 emrash të dëshmitarëve që prokurori i Krimeve të Rënda Xhevat Hana kërkon të thërrasë në gjyq për të dëshmuar kundër Arben Sefgjinit, Avni Koldashit, Budion Meçes dhe Ilir Kumbaros. Ndërkohë që pas përgjigjes së ekspertit Admir Sinemati, Gjykata e Krimeve të Rënda pezulloi dje çështjen në ngarkim të ish-inspektorit të SHIK-ut, Budion Meçe, i cili është bashkëipandehur në gjyqin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Kërkesa u paraqit nga prokurori i çështjes Xhevat Hana, në seancën e djeshme gjyqësore i cili kërkoi pezullim të çështjes dhe trajtim të veçantë të të pandehurit, ndërsa avokati mbrojtës kërkoi pushim të çështjes, pasi, sipas tij, vepra penale e rrëmbimit të personit është amnistuar vite me parë. Nëpërmjet një relacioni, mjeku ligjor Sinemati konstatoi se gjendja shëndetësore e Budion Meçes është e rëndë dhe i akuzuari nuk mund të marrë pjesë në proces apo të dëshmojë. Gjithashtu, gjykata rrëzoi dhe kërkesat e avokatëve mbrojtës për pushimin e çështjes së veprës së rrëmbimit dhe transferimin e veprës penale “tortura me pasoja të rënda” për gjykim në një gjykatë tjetër, madje sipas kërkesës së avokatit Nikaj për t’u gjykuar nga Gjykata e Lezhës aty dhe ku pretendohet të ketë ndodhur ngjarja. Avokati mbrojtës i Avni Koldashit argumentoi se klienti i tij nuk ka marrë pjesë në torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, vetëm ka bërë shoqërimin e tij. Gjatë seancës se djeshme prokurori lexoi kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve të çështjes “Hoxha”. Në kërkesë thuhej se “Remzi Hoxha, Ziso Kristopulli dhe Abdyl Loshaj, pasi ishin rrëmbyer nga ish-punonjësit e SHIK-ut, janë torturuar dhe janë detyruar të nënshkruajnë një deklaratë, në të cilën kishin pranuar se ishin agjentë dhe se kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të sjellë armë në Shqipëri”. Seanca e radhës do të zhvillohet në 11 korrik, ku pritet të paraqiten edhe dëshmitarët e parë, një prej të cilëve edhe Gazidede. Të pandehurit Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Abdyl Loshajt. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajt shtator-tetor 1995 kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë. Aty pengjet, sipas akuzës, janë torturuar për disa ditë derisa kanë firmosur nën ushtrimin e dhunës se kanë dashur të bëjnë një komplot në bashkëpunim. Për shkak të torturave, ka gjetur vdekjen biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur dhe janë torturuar keq dy shtetasit e mbetur gjallë, edhe këta në listën e dëshmitarëve. Sipas akuzës, Remzi Hoxha është rrëmbyer mesditën e datës 21 tetor të vitit 1995, në afërsi të firmës së tij të quajtur “Albatros”, e cila prodhonte konstruksione duralumini.
Emigranti
Kapet me 14 kg marijuanë poshtë kofanos së makinës
Ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të nxjerrë edhe më shumë fitime nga vendi fqinj, kur poshtë kofanos së automjetit me të cilin po udhëtonte drejt Greqisë, ka fshehur edhe një sasi droge. Por, në dukje një kontroll rutinë, kjo gjë nuk u ka shpëtuar syve të agjentëve të policisë kufitare në Kakavijë. Kështu, në pranga është vënë Minella Xhogu, 62 vjeç, ndërsa në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar plot 14 kilogramë marijuanë që kishte si destinacion trafikimin drejt Greqisë. Gjithçka është konfirmuar një ditë më parë nga zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Genti Soti, sipas të cilit, ka qenë vijim i operacionit të koduar “Asgjësimi” që në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm, kur shërbimet e policisë kufitare të Stacionit të Policisë Kakavijë të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në bashkëpunim me agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së këtij qytetit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Reno Laguna” me targa greke MYB 7462, me drejtues mjeti 62-vjeçarin Xhogu nga Selenica e Vlorës, ka zbuluar sasinë e narkotikut. Sakaq, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor së bashku me Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar të policisë së Gjirokastrës, ku nga këqyrja e automjetit ka rezultuar se në pjesën e motorit kishte 5 pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë. Po kështu, në pjesën e poshtme, në shasi, kishte edhe 11 pako të tjera të njëjta me të parat.
Ndërkohë, në përfundim të këqyrjes së automjetit u evidentuan gjithsej 16 pako, të cilat varionin nga 800 gramë deri në 1 kilogram secila. Sipas policisë, sasia e lëndës narkotike ishte rreth 14 kilogramë. Ndaj Sotit është marrë menjëherë masa e arrestit, ndërsa policia tha se ai akuzohet për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.
Operacioni
Kokainë dhe marijuanë në kovën me salcë kosi
Ashtu si rasti më i freskët në Kakavijë, një tjetër emigrant ka fshehur në kovat me salcë kosi që po i transportonte drejt Greqisë edhe një sasi droge. Plot 4 kilogramë marijuanë, si dhe një sasi prej 300 gramësh kokainë, janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në kufi, ndërsa në pranga është vënë Arben Kaçorri, 36 vjeç nga Tepelena. Gjithçka është bërë e mundur gjatë operacionit të koduar “Asgjësimi”, kur agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, rreth orës 17:30 të së enjtes, pas informacioneve të marra në rrugë operative, bëri të mundur kapjen në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë të 36-vjeçarit i cili transportonte me mjetin e tij tip Mercedes me targa TP 22 44 B, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë. Sipas policisë, sasia e lëndë narkotike ishte e fshehur në një kovë plastike të mbushur me salcë kosi dhe ishte e destinuar për në shtetin grek. Ndërkohë që, gjatë këqyrjes së kovës plastike rezultoi se brenda saj kishte 4 pako në formë katrore me peshë 1 kilogramë secila të mbështjella me letër natriban të mbushura me lëndë narkotike marijuanë dhe një pako në formë drejtkëndëshi me peshë 300 gramë të mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si kokainë. Policia e Gjirokastrës tha se gjithsej 4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë dhe 300 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.