Bashkia: Probleme me 124 pronat që na takojnë
KOPLIK - Bashkia e Koplikut bëhet me prona, vështirësia qëndron në administrimin e tyre.
Edhe pse në janar të këtij viti Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një vendim i cili i kalon bashkisë për shfrytëzim rreth 124 objekte dhe troje, shqetësim për drejtuesit vendorë është administrimi i tyre, pasi një pjesë e mirë janë në pronësi të personave të tjerë. Sipas kryetarit të bashkisë, Ramadan Lika, bëhet fjalë për ndërtesa apo troje që dikur kanë qenë pronë shtetërore, për ndërtesa me leje dhe pa leje ndërtimi, si dhe toka të zëna apo të lira. Lika thotë se përcaktimi me vonesë i këtyre pronave ka shtuar akoma edhe më shumë problemet sociale me të cilat tashmë do të përballet institucioni që ai drejton, pasi një pjesë e madhe e tyre janë kaluar në pronësi me dokumente të rregullta. Një grup pune është ngritur tashmë për të përcaktuar gjendjen reale të 124 objekteve dhe trojeve që do i kalojnë në pronësi bashkisë, për t'u vendosur dhe rruga që do të ndiqet për t'i kaluar përfundimisht bashkisë. r.d