E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT-ja raporton për 2010-n në Kuvend

02/03/2011  Televizionet kombëtare nuk bëjnë ndarjen e veprimtarive

Sugjerimi: Të zbatohet ndarja kohore prej 30%

“Televizionet dhe radiot kombëtare gjatë vitit të kaluar, përveç kohës së përcaktuar me ligj, i kanë kushtuar kohë më shumë institucioneve kryesore qeverisëse, dhe kohën kushtuar pasqyrimit të veprimtarive të subjekteve politike, duke mos bërë dallimin e këtyre veprimtarive nga njëra-tjetra.” Kjo është problematika e hasur nga monitorimi i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, e paraqitur në raportin e tij vjetor për 2010-n, të depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në lidhje me këtë problematikë, në raport KKRT-ja, duke iu bazuar përvojës evropiane, sugjeron që për kohën e plotë që u jepet partive të mazhorancës, partive të opozitës, veprimtarive të institucioneve gjatë edicioneve informative të respektohet rregulli i 3/3-s. Sipas këtij rregulli, 30 për qind e kohës u kushtohet veprimtarive të partive të mazhorancës, 30 për qind atyre të opozitës, dhe 30 për qind veprimtarive të institucioneve. Ndërsa pjesa tjetër e kohës, prej 10 për qind, t’i kushtohet pasqyrimit të veprimtarive politike të partive jashtëparlamentare.

Vërejtjet

Në raportin vjetor KKRT-ja vëren një dukuri negative tek transmetuesit kombëtarë, që ka të bëjë me vendin e pakët që zë në edicionet informative trajtimi i veprimtarive të qeverisjeve vendore. Shifrat në përqindje flasin për 0.26 në TVSH, 0.61 në Tv Klan, 1.24 në Top Channel, 1.55 në Radio Tirana dhe 1.3 për qind te TAR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›