E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Imzot Paglia: Hetim i pavarur për 21 janarin

Zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugët e zgjidhjes së situatës së krijuar pas 21 janarit, si dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 8 maj, kanë qënë në fokus të bisedës së mbajtur ndërmjet kryeministrit Berisha dhe Imzot Vincenzio Paglia, përfaqësues i komunitetit të Sant`Egidios.

Gjatë bisedës u fol për 20 vjetorin e vizitës së parë të Imzot Paglias në Shqipëri dhe përpjekjeve të Komunitetit të San`t Egidios në atë periudhë, për konsolidimin e lirisë së besimit.

Kryeministri dhe Imzot Paglia theksuan rëndësinë e një hetimi të plotë, të pavarur, gjithëpërfshirës dhe të paanshëm të të gjithë aktorëve dhe përgjegjësve të tentativës së dhunshme të 21 janarit, për përmbysjen e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e zgjedhjeve për pushtetin vendor të datës 8 maj dhe garantoi transparencë maksimale dhe standardet më të larta për to.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›