Kuvendi: Ina Rama në seancë me debat
02/03/2011 Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin trejavor të punimeve
Pas refuzimit të komisionit hetimor, Kryeprokurorja do të thërritet në Parlament
Kryeprokurorja Ina Rama dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, do të raportojnë punën e kryer gjatë vitit të kaluar nga institucionet që ata drejtojnë para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Burime brenda Kuvendit të Shqipërisë konfirmojnë se ky ishte vendimi i marrë dje nga Konferenca e Kryetarëve, e cila ndër të tjera ka miratuar dhe kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Gjithashtu, po këto burime bëjnë me dije se seanca dëgjimore parlamentare për Kryeprokuroren e Përgjithshme do të jetë me debat, ndërsa për kreun e KLSH-së nuk është vendosur akoma mënyra e procedimit të seancës dëgjimore parlamentare. Kurse për institucionet e tjera të pavarura është vendosur që raportet vjetore të tyre do të lexohen para komisioneve parlamentare dhe jo në seanca dëgjimore në Kuvend. “Konferenca e Kryetarëve diskutoi dhe më pas miratoi në unanimitet kalendarin trejavor të punimeve (28 shkurt-17 mars 2011)”, thuhet në njoftimin e djeshëm për mediat nga zyra e shtypit e Kryesisë së Kuvendit.
21 janari
Raportimi në Parlament i Kryeprokurores Rama pritet të shkaktojë debate të ashpra si nga mazhoranca, ashtu dhe nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Prezenca e shefes së akuzës në Kuvend pritet të zhvendosë vëmendjen e debatit parlamentar rreth ngjarjes së 21 janarit, pas refuzimit të saj për tu përgjigjur para komisionit hetimor parlamentar të ngritur për hetimin e demonstratës së dhunshme të ndodhur më 21 janar para Kryeministrisë. Nga ana e saj, mazhoranca e ka akuzuar numrin 1 të akuzës për implikim të sajin në tentativën për grusht shteti nga ana e opozitës. Sipas mazhorancës, mënyra e procedimit të hetimeve nga Ina Rama është e njëanshme dhe synon të dëmtojë institucionet e shtetit, si Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit, si fajtore për vrasjen e katër demonstruesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mazhoranca akuzon gjithashtu Ina Ramën, pasi, sipas saj, ajo nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj organizatorëve të demonstratës. Por nga ana tjetër, opozita shqiptare akuzon direkt Kryeministrin Berisha si vrasës të demonstruesve, pasi, sipas opozitës, ka qenë vetë Berisha ai që ka dhënë urdhër që të qëlloheshin demonstruesit, për të justifikuar alibinë e tij për një “grusht shteti” të ngritur nga opozita.
Korrupsioni shënon rritje nga viti i kaluar
Tendenca e korrupsionit në vendin tonë është gjithnjë e në rritje. Ky është konstatimi i bërë nga ana e organit të akuzës, që thekson në raportin e tij për vitin 2010 se në krahasim me vitin 2009 kemi një rritje të këtij treguesi për vitin 2010 në krahasim me 2009-n. Nga të dhënat e paraqitura në raport rezulton se në vitin 2010 ka një rritje prej 30.23 për qind të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me korrupsionin, në krahasim me një vit më parë. Nga ana tjetër vihet re se kemi rritje prej 116 për qind të procedimeve të dërguara në gjykim. Në lidhje me të pandehurit për këtë grup veprash penale, nga të dhënat e paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme theksohet se gjatë vitit 2010 janë në total 151 të pandehur në hetim, përkundrejt 89 të pandehurve të regjistruar në 2009-n. Nga të akuzuarit për korrupsion, të cilët janë mbi 18 vjeç, në krahasim me vitin 2009, ku nuk kishte asnjë të akuzuar femër, në vitin 2010 kemi të regjistruar 9 të pandehura në raportin vjetor të Prokurorisë. Gjithashtu për këtë vepër penale rezulton se në vitin 2010 kemi dhe një shtetas të huaj të akuzuar për korrupsion. Ndër të tjera, në këtë raport rezulton se 87 të pandehur kanë vendbanimet e tyre në qytet, ndërsa 24 prej tyre në komuna. Pra, tendenca është e tillë që ka një prani më të madhe të këtij fenomeni në zonat urbane. Të gjithë të pandehurit për 2010-n mësohet se janë persona të cilët nuk kanë qenë të akuzuar më parë.
Zgjedhjet e lira
Sistemi demokratik i zgjedhjeve, asnjë i akuzuar
Sa u përket veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, në raportin e Prokurorisë rezulton: “Nga të dhënat statistikore për këtë vepër penale janë regjistruar gjatë vitit 2010 vetëm tri procedime penale për veprën penale të parashikuar nga Neni 326 i Kodit Penal për Falsifikimin e dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhje”. Ndërsa në gjyq është dërguar vetëm një procedim penal, ku janë regjistruar 15 persona si të pandehur. Gjithashtu mësohet se për 15 të pandehur është ngritur akuzë në gjykatë. Rezultojnë të dënuar 20 persona me vendim gjykate, duke llogaritur këtu dhe vendimet për të pandehurit që kanë qenë nga dosjet e mbartura nga vitet e kaluara. Nga ana tjetër, për vitin 2010 nuk rezulton asnjë i akuzuar për pengim të subjekteve për zgjedhjet në organizmat përfaqësues, asnjë i akuzuar për shkelje të fshehtësisë së votimit, dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve. Nuk rezulton asnjë kanosje ndaj zgjedhësit apo kandidatëve të zgjedhur. Gjithashtu, në raport nuk rezulton asnjë i akuzuar për shkelje të së drejtës së zgjedhjeve apo shpërdorim të autoritetit zgjedhor.