Dokle telefonoi Avni Gashin te nesermen u gjet i vrare

Nena e nje prej viktimave te grupeve rivale te Durresit hodhi akuza ndaj te pandehurit per vrasjen e te birit
TIRAN- Nena dhe vellai i te vrarit Avni Gashi deshmuan dje me cilesine e deshmitareve te akuzes ne procesin penal prane Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet ku po gjykohen 16 te pandehurit e akuzuar si pjesetare te bandes se Durresit.
Xhevahire Gashi nena e Avniut te vrare me nje plumb ne koke rrefeu dje para gjykates momentet e fundit me te birin. Ishim ne shtepi ne Durres kur shoket e moren ne telefon Avniun dhe me tha se po ikte ne Tirane per te pare nje ndeshje futbolli. Iku ate nate dhe te nesermen kam mesuar se eshte gjetur i vrare ne rrugen e vjeter Tirane- Durres prane fshatit Romanat- kujton e moshuara me ze te dridhur.
Nuk e mbante mend se kush e kishte telefonuar te birin por ne procesverbalin qe prokurori i ceshtjes Anton Martini lexoi pas largimit te deshmitares rezultonte se telefonuesi i Avni Gashit kishte qene Endrit Dokle.
Gashi pas kesaj telefonate eshte nisur per ne Tirane ku sipas deshmise se te penduarit Adriatik Coli ai eshte vrare nga i pandehuri Sardjan Sulejmani banesen qe kishin ata me qera ne lagjen 21 dhjetori duke u qelluar me nje plumb pas koke. Pas deshmise se nenes se Gashit para gjykates u thirr per te deshmuar vellai i tij Azem Gashi. Ai ne asnje rast nuk permendi emrin e shokeve te vellait te tij te vrare duke mjaftuar me fjalet nuk mbaj mend.
Pas perfundimit te deshmise se tij prokurori i ceshtjes lexoi procesverbalet e marrjes ne pyetje te Azem Gashit ne tetor te 2005 te marra gjate hetimit. Ne to ai kishte mesuar nga nena se Dokle e kishte marre ne telefon ate nate per te ikur ne Tirane. Gjithashtu ne keto procesverbale rezultonte se ai bashke me te ndjerin Avni Gashi kishin rastisur ne autostraden Durres- Tirane duke udhetuar per ne kryeqytet kur eshte vrare Klodian Saliu.
Sipas deklarimeve ai dhe vellai i ndjere kishin ndihmuar te plagosurin qe ndodhej jashte makines per ta nisur per ne spital. Ne vendin e ngjarjes Avniu kishte njohur se vetura ne ngjarje ishte e Klodian Saliut. Pas deklarimeve te familjes Gashi Gjykata solli me pranga ne duar me cilesine e deshmitarit Jorid Xhungen i arrestuar pak muaj me pare per akuzen e trafikut te droges se bashku me te pandehurin Endrit Dokle dhe disa te tjere.
Ai pranoi se kishte shoqeri me Doklen njihte te vrarin Avni Gashi dhe Klodian Saliun ne lokalin e te cilit kishte punuar edhe me te penduarin e bandes Adriatik Coli. Xhunga konfirmoi se ne varrimin e Klodian Saliut kishte qene i pranishem edhe Avni Gashi e gjithe shoqeria e tij.