Shpejtesia u merr jeten pese shtetasve ne rruge

GJIROKASTR/ Kater anetare te se njejtes familje kane vdekur pasditen e se enjtes ne aksin Gjirokster-Lunxheri
GJIROKASTR- Pese te vdekur eshte bilanci tragjik i nje aksidenti rrugor i ndodhur per shkak te shpejtesise. Viktimat udhetonin drejt komunes Zagorie kur automjeti me te cilin udhetonin ka dale nga rruga dhe me tej eshte perplasur me nje tjeter makine.
Aksidenti ka ndodhur ne aksin rural Gjirokaster- Komuna Lunxheri ne afersi te fshatit Valare.Mesohet se aksidenti i rende eshte shenuar rreth ores 1740 te se enjtes.
Ne aksin rrugor rural Gjirokaster - Komuna Lunxheri ne afersi te fshatit Valare automjeti tip Mitsubishi Pajero me targa Gj 17 10 B qe drejtohej nga shtetasi Thoma Qendro 29 vjec nga Zagoria me drejtim levizje nga Gjirokastra per ne Zagorie eshte perplasur me automjetin tip Benz me targa Gj 94 73 A i cili drejtohej nga shtetasi Mysteak Zhupa 58 vjec nga Gjirokastra me drejtim levizjeje Komuna Lunxheri per ne Gjirokaster.
Si pasoje e perplasjes automjeti Mitsubishi ka dale nga rruga dhe eshte batuar ku ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi Thoma Qendro.
Nderkohe kane humbur jeten edhe kater persona te tjere te cilet udhetonin ne automjetin tip Mitsubishi tri prej te cileve familjare e te aferm te drejtuesit te automjetit perkatesisht Froso Qendro 53 vjece nena e tij Lida Qendro 40 vjece e aferme Zoga Sotiri 83 vjece e aferme si dhe Ksenofon Meksi 58 vjec bashkefshatar i tyre. Nderkohe ne komisariatin e policise per veprime te metejshme eshte shoqeruar drejtuesi i automjetit tip Benz.
Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendngjarje paraprakisht deklaron se automjeti tip Mitsubishi qe drejtohej nga shtetasi Thoma Qendro si pasoje e shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin ka dale nga rruga eshte futur perseri ne rruge ku dhe eshte perplasur me automjetin tip Benz dhe me pas eshte batuar jashte rruge ndersa po punohet per zbardhjen e plote te shkaqeve qe cuan ne kete aksident te rende.
Ky eshte rasti i dyte qe ne rruget rurale te qarkut Gjirokaster shenohen aksidente me pasoja tragjike. Me 29 korrik dy vete humben jeten dhe gjashte te tjere u plagosen ndersa automjeti me te cilin udhetonin nga fshati Dhemblan ne drejtim te Tepelenes doli nga rruga dhe ra ne gremine.