Rama: Vitin e ardhshem, fitore e PS-se

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ndersa u shpreh i sigurte se opozita do te marre pushtetin vitin tjeter, tha se kjo nuk duhet te vije si pasoje e deshtimit te politikave social-ekonomike te qeverise, por si pasoje e ofrimit te alternativave me te mira nga ana e opozites.
“Fitorja jone vitin e ardhshem do jete nje fitore e jashtezakonshme jo per faktin se ne do te mundim Berishen, por per faktin se me fitoren ne 2009 ne do fillojme luften me varferine, papunesine, me dhunen dhe korrupsionin”, ka pohuar Rama gjate nje vizite ne Vlore.
Lideri i opozites ka theksuar se partia e tij do t’i cliroje shqiptaret nga politika e vjeter. “Ne Shqiperine mund ta bejme te bashkuar me socialiste e demokrate qe refuzojne te jene skllever te politikes se vjeter qe mban Shqiperine peng”, ka shtuar Rama.