E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD, Spahiu: "Arrest shtepie" masë fiktive të ndryshohet ligji

SHKODER- “Dënime më të ashpra për autorët e vrasjeve për gjakmarrje”. Ky ka qene apeli i Zv/ kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu në qytetin e Shkodrës, ku brenda pak ditësh 3 persona u mbetën të vrarë për motive hakmarrjeje. Duke iu referuar vrasjeve të ditëve të fundit të ndodhura në këtë qytet por dhe në Elbasan, Spahiu kërkoi që institucionet e drejtësisë të veprojnë për të mos lejuar vetëgjyqësinë. Në analizën vjetore të Gjykatës së Shkodrës Spahiu lëshoi gjithashtu kritika të ashpra ndaj gjykatave, Prokurorisë dhe policise gjyqesore. Sipas tij, masa e arrestit shtepiak rezulton e dështuar dhe se ekziston vetëm si një masë formale. Spahiu ka pohuar se “për 95% te rasteve kur është dhënë kjo mase nuk ka pasur mbikqyrje dhe se ajo është aplikuar për të përmbushur përllogaritjen e diteve te burgut” Nen/kryetari i KLD-se ka kerkuar ndryshimin në Kodin penal në lidhje me me masat e sigurisë dhe ka akuzuar gjykatat për mungesë bashkëpunimi me prokurorinë e policinë.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›