E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, mblidhet grupi parlamentar

TIRANE-Partia Socialiste ka mbledhur sot në mesditë grupin e saj parlamentar në të cilin do të diskutojë mes të tjerash edhe për çështjen e zgjedhjeve të 8 Majit dhe konkretisht sfidës elektorale të kryeqytetit.
Në bashkëbisedimin me gazetarët të premten e shkuar, kreu i socialistëve Edi Rama deklaroi se ditën e hënën do të marrë përgjigje edhe pyetja nëse ai do të rikandidojë apo jo për një mandate të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës.
Ndonëse janë përfolur shumë emra, Edi Rama është mbajtur si më i mundshmi për të përfaqësuar në këtë garë Partinë Socialiste dhe aleatët opozitarë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›