E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në gjykata për pronat

TIRANE- Të gjesh të drejtën e pronës në Shqipëri është një mision thuajse i pamundur. Presidenti i Republikës Bamir Topi duket se nuk ka asnjë dallim nga qindra qytetarët e tjerë, kur vjen fjala tek prona. Së bashku me të vëllanë, Flamurin, një mjek i njohur dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Topi, nuk ka mundur ende të rimarrë pronat edhe pse prej katër vitesh ndodhet në krye të vendit dhe në krye të institucionit të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Tri ditë më parë, në Gjykatën e Lartë është regjistruar një padi me objekt pronësinë. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë padi është pikërisht fakti se në mesin e paditësve ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vëllai i tij, Flamur Topi dhe nipi, Ivi Topi.

Çështja civile mban nr. 31001-00189-00-2012 dhe si palë të paditur ka trashëgimtarët e një familje tjetër, po me mbiemër Topi, si dhe Agjencinë e kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Padia ka si objekt shfuqizimin e një vendimi të ZRKKP të Qarkut Tiranë.

Në këtë rast, Gjykata e Lartë duhet të vendosë për juridiksionin e kësaj padie. Pra, nëse Gjykata e Tiranës, ku familja Topi kërkon të drejtën e pronës, do të vazhdojë më shqyrtimin e padisë apo është një çështje që duhet të zgjidhet në rrugë administrative.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›