Zbulohet pakti, Idrizi merr 3 zëvendësministra
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha detyrohet të bëjë ndryshime në nivelet e dyta të qeverisjes brenda dy javësh. Kjo për shkak se në mesin e muajit shkurt do të finalizojë marrëveshjen me Partinë për Drejtësi dhe Unitet të Shpëtim Idrizit në mesin e muajit shkurt. Ndërhyrja e kryeministrit të vendit në kabinetin qeveritar do të bëhet postet e zëvendësministrave dhe disa drejtorive të rëndësishme që parashikon marrëveshja me PDIU-në. Gazeta zbardh të plotë marrëveshjen e arritur mes demokratëve dhe PDIU-së për bashkëqeverisje e cila pritet të firmoset në mesin e muajit shkurt mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se çamëve do tu lihen tre poste zëvendësministrash, konkretisht zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zëvendësministri i Drejtësisë dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës. Burimet sqarojnë se kësaj parti i janë besuar edhe tre drejtori të rëndësishme. Sipas PD-së, bëhet fjalë për drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kreun e Shërbimit Kombëtar të Punës dhe vendi i nëndrejtorit të Arkivës së Shtetit. Kjo marrëveshje që pritet të marrë firmat e Berishës dhe Idrizit detyron largi-min nga qeveria të tre zëvendësministrave që i përkasin PD-së në tre ministritë respektive dhe në tre drejtoritë e mësipërme për t’i zëvendësuar ata me përfaqësuesit e çamëve.
Marrëveshja me PDIU-në është e vetmja e tejzgjatur në kohë për shkak se Kryeministri Berisha priti rezultatin e çamëve që do të arrinin në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit të kaluar, për të vendosur më pas për ndarjen e pushtetit me ta pikërisht në bazë të votave të marra në ato zgjedhje. Përgjatë këtij intervali kohe, PDIU kishte mundur të siguronte vetëm drejti-min e dy drejtorive që sot administrohen prej saj, pikërisht drejtorinë e patentave dhe Inspektoratin Qendror të Ndërtimit.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)