KLD, dekreton 10 magjistratët e rinj

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dekretuar sot dhjetë magjistratët e rinj. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku ka marrë pjesë edhe Presidenti Bamir Topi në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë dekretuar dhjetë magjistratët , të cilët kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës 2007-2008 në dhjetë vende vakante. Kështu janë dekretuar magjistratët Rezarta Mataj në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, Enerjeta Deraj, në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, Sonjela Voskopi, në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, Esmeralda Ceka, në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnjë, Alma Hoxha, në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, Vojsava Osmanaj, në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, Gentian Hamiti, në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, Matilda Shalla, në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, Irida Kacerja, në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër,Ervin Trashi, në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër. Këto emra iu propozuan presidentit Topi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.