E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar

Një 37 vjeçar është gjendur i varur në fshatin Omesh të rrethit të Pogradecit. Moço Torra është gjetur i vetëvarur më një bluzë të pambuktë në trarin e stallës ditën e djeshme. Mësohet se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune apo dëmtime me armë zjarri prandaj mendohet që Torra të jetë vetëvarur si pasojë e çrregullimeve mendore . Sipas burimeve të policisë ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit për largim nga banesa që nga muaji shkurt i këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›