E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet tutoria 38-vjeçare, shfrytëzonte 20- vjeçaren

08/04/2009  Prej 3 vitesh

FIER- Një tutore 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë fierake me akuzën e “shfrytëzimit për prostitucion”. Forcat e policisë fierake pas një pune të madhe intensive nëpërmjet rrugëve operative kanë konstatuar se shtetasja Adelina M. ka shfrytëzuar për prostitucion me qëllim fitimi një vajzë të re 20-vjeçare me inicialet Z. S. Vajza e re shfrytëzohej qysh prej 3 vjetësh nga tutoria e saj fierake Adelina M. kryesisht në motele, por edhe ambiente të marra me qira dhe fitimin e ndanin përgjysmë. Sipas deponimit të vajzës prostitutë, ajo u merrte klientëve nga 30-50 mijë lek të vjetra për çdo akt seksual, ndërsa klientët i “gjuante” dhe bënte pazar me ta tutoria e saj. Sipas 20-vjeçares, kjo ishte e vetmja mënyrë mbijetese, pasi ishte e pashkollë dhe asnjë mundësi tjetër punësimi. Sektori i luftës kundër trafiqeve të paligjshme pasi kanë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar 2 celularë tip Nokia, 2 karta Vodafoni dhe 100 000 lekë. Gjithashtu vajza e re është marrë dhe në pyetje nga agjentët për të mësuar më shumë mbi mënyrën e ushtrimit të prostitucionit. Materialet ndaj shtetases 38-vjeçare janë dërguar në Prokurorinë e rrethit Fier për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›