E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në NATO, mbërrin anija e parë ushtarake

08/04/2009  Në bord 80 marinarë, vizitë në Durrës

DURRES- Ka prekur ujërat shqiptare anija ushtarake “Commandant Birot”, e cila është edhe anija e parë ushtarake që viziton vendin tonë fill pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Anija me ekuipazhin e saj prej 80 marinarësh është nisur do të qëndrojë dy ditë në Durrës dhe drejtues të saj do të realizojnë disa takime kortezie. Komandanti i saj, oficerë të “Commandant Birot” si fillim do të përshëndeten me komandën e Brigadës Detare në Plepa, më pas do të vizitojnë muzeun arkeologjik e Krujën për të vizituar Tiranën zyrtare. Kapiteni i rangut të I-rë të forcave detare shqiptare Kristaq Gerveni do të kthejë vizitën e ushtarakëve francez duke vizituar anijen së bashku me të tjerë personalitet lokale e qendrore, ushtarak dhe krerë të qarkut, prefekturës e bashkisë. Anija ushtarake franceze është 80 m e gjerë dhe peshon 1350 ton. Ajo tashmë është regjistruar si e para anije ushtarake që prek ujërat shtetërore shqiptare pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Sipas kapitanerisë, mjeti lundrues ushtarak francez vjen nga porti i Bar-Tivarit dhe pas qëndrimit dyditor në Durrës do të lundrojë drejt brigjeve italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›