E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD dhe Kreshnik Spahiu tërhiqen nga penalizimi i Manjola Bejlerit

Vetë nënkryetari i KLD-së ia apt hetuar shkeljet dhe e pat proceduar për shkarkim, por aferat e mëvonshme dhe qendrimet e dyshimta të sindikalistes së gjyqësorit, kanë sjellë ndryshimin e qendrimit të Kreshnik Spahiut

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), ka hedhur dje hodhi poshtë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të Manjola Bejlerit ndaj së cilës ishte konstatua një shkelje e rëndë për shkak të refuzimit të saj për të shqyrtuar një  çështje gjyqësore prej disa muajsh. Para vendimit të djeshëm, kishte qenë vetë KLD-ja që kishte konstatuar këtë shkelje dhe i kish kërkuar Ministrit të Drejtësisë fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares.
Dje, çuditërisht, gjatë shqyrtimit të propozimit të Ministrit, nënkryetari I KLD-së Kreshnik Spahiu dhe disa anëtarë të tjerë votuan kundër në shumicë për marrjen e masës disiplinore ndaj kësaj gjyqtareje megjithëse inspektimi ishte kryer nga vetë KLD-ja, sipas pretendimeve për shkelje të konstatuara nga Kreshnik Spahiu. 

Kërkesa e Kreshnik Spahiut
Kreshnik Spahiu, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në datën 16 janar të vitit 2008, nëpërmjet një relacioni dhe dokumenteve përkatëse, i kërkoi Ministrit të Drejtësisë që të nisë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Manjola Bejleri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës.
Nëpërmjet këtij relacioni, Spahiu sqaronte se, “është konstatuar se asaj (Manjola Bejlerit) i ka rënë në short për gjykim çështja civile me Nr. 2563 Prot., e vitit 2007, që i përket palëve paditëse Shoqëria ‘Top-Channel’, sh. a., etj, të paditur Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me objekt ‘detyrimin e palës së paditur të zbatojë kontratat respektive të qirasë... etj., por që nga data e shortit 07. 06. 2007, e deri në datën 02. 11. 2007, kjo çështje nuk është vënë në lëvizje për t’u gjykuar, duke përbërë shkak për procedimin disiplinor të kësaj gjyqtareje”.
Pas këtij sqarimi, zëvendëskryetari i KLD-ës, Kreshnik Spahiu, bëri prezent edhe kërkesën e tij.
“Bazuar në Ligjin Nr. 8811, date 17. 05. 2001, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, neni 16, pika 1, germa ‘c’, po Ju dërgojmë relacionin dhe dokumentacionin përkatës, për t’u vlerësuar për procedimin disiplinor të gjyqtares Manjola Bejleri, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, përfundonte relacioni i nënshkruar nga zëvendëskryetari i KLD-ës Kreshnik Spahiu, i cili i është dërguar ish-Ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në 16 janar të vitit 2008.

Procedimi i Ministrit të Drejtësisë
Pas kërkesës së Kreshnik Spahiu, zëvendëskryetarit i KLD-së, për nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Manjola Bejleri, ish-Ministri Enkelejd Alibeaj, sikurse edhe e parashikon ligji, i kishte përcjellë këtë kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në bazë të propozimit të zëvendëskryetarit të KLD-së, mësohet se ish-Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i kishte propozuar këtij këshilli, (KLD-ës) që të shqyrtojë dhe të vendosë për masën e mundshme disiplinore ndaj Manjola Bejleri, gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Ky veprim i Ministrit të Drejtësisë u ndërmor pas verifikimit që inspektorët e kësaj ministrie i bënë relacionit dhe dokumenteve shoqëruese të zëvendëskryetari të KLD-ës, Kreshnik Spahiu.
Së bashku me kërkesën, ish-Ministri Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar KLD-ës edhe përfundimet e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, bashkë edhe me relacionin dhe dokumentet përkatëse të zëvendëskryetarit të këtij këshilli, Kreshnik Spahiu.
Pritet që pas kërkesës së Ministrit Enkelejd Alibeaj, KLD-ja të shqyrtojë dhe të marrë një vendim për gjyqtaren Manjola Bjeleri.

Keqpërdorimi i gjyqtares që i bën shoqatës dhe anëtarëve të saj, apo marrëveshje me zëvendëskryetarin e KLD-së

Tre ditë pas kërkesës së Kreshnik Spahiut, Manjola Bejleri krijoi Shoqatën e Gjyqtarëve

TIRANE – Jo më larg se tri ditë pas kërkesë së zëvendëskryetarit të KLD-ës, Kreshnik Spahiu, për Ministrin e Drejtësisë, gjyqtarja Manjola Bjeleri i parapriu ndëshkimit të mundshëm disiplinor duke krijuar një Shoqatë Gjyqtarësh, ku edhe u vetëshpall kryetare.
Ndërsa mësohet se relacioni dhe dokumentet përkatëse të Kreshnik Spahiut për Ministrin e Drejtësisë, mban datën 16 janar 2008, tri ditë më vonë, në 19 janar 2008, mësohet se 64 firma gjyqtarësh, legalizuan Shoqatën e Gjyqtarëve dhe bashkë me këtë edhe kryetaren e kësaj shoqate, Manjola Bejlerin.
Rastësia jo aq e çuditshme e kërkesës për procedim të gjyqtares Manjola Bejleri dhe krijimi i një shoqate nga ana e saj, tre ditë më vonë, ndërsa mund të konsiderohet si një përpjekje e saj për të krijuar një mburojë, në emër të “persekutimit” si kryetare shoqate, mund edhe të lexohet si një marrëveshje me zëvendëskryetarin e KLD-ës, Kreshnik Spahiu, për të pranuar të vërë në shërbim të tij (sikurse ka ndodhur realisht) shoqatën dhe firmëtarët e saj, në përmbushje të ambicieve dhe keqpërdorimeve nga numri dy i KLD-ës. Në këmbim të këtij shërbimi politik, Kreshnik Spahiu mund ti ketë ofruar Manjola Bejlerit garanci se relacioni i tij është “sa për të thënë” dhe që nuk do i ndodhë asgjë gjatë shqyrtimit në KLD.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›