KLD, dy ditë eksperiencë me homologët spanjoll dhe median
22/04/2010 Për shkëmbimin e mendimeve
TIRANË – Këshilli i Lartë i Drejtësisë për dy ditë me radhë bëri një takim me homologët spanjoll dhe me përfaqësues të medias. Në qendër të takimit, i cili u drejtua më së shumti nga përfaqësuesit spanjoll, ishte komunikimi i këtij institucioni me median, mënyra e marrjes dhe dhënies së informacionit prej saj si dhe mundësia e bashkëpunimit më të mirë. Nga pala spanjolle ishin të pranishëm përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së këtij vendi dhe përfaqësues të medias. Takimi u zhvillua më shumë në frymën e shkëmbimit të mendimeve dhe eksperiencave pozitive. Ndërkohë që u morën mendime nga gazetarët për mundësinë e përmirësimit në komunikim, për mënyrën më të mirë të marrjes së lajmit nga ky institucion. Gazetarët jo në pak raste diskutuan edhe për mbledhjet që bëhen me dyer të mbyllura dhe kur informacioni është shumë i cunguar. Ndërsa nga ana e palës spanjolle, erdhi eksperienca e tyre në këtë fushë. Sipas tyre, KLD e Spanjës kishte lidhje zyrtare me median e shkruar dhe atë vizive. Ndërkohë që mbledhjet bëhen me dyer të hapura dhe në raste të rralla me dyer të mbyllura. Në mbledhjen që u bë në sallën e madhe të KLD-së ishin të pranishëm anëtarë të saj. Ndërkohë që zëvendëskryetari Kreshnik Spahiu foli për interesimin e medias për të dhënë të parët lajmin dhe bashkëpunimin me ta.