E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD heq imunitetin e gjyqtarit te Tropojes

TIRANË-Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot me urgjence per ti hequr imunitetin nje gjyqtari me qellim t'i hape rrugë procedimit penal ndaj ketij gjyqtari.  
KLD vendosi heqjen e imunitetit për gjykatesin e rrethit Tropojë, Samir Ujkashi pas kërkesës së Prokurorisë e cila ka kërkuar autorizim për heqjen e imunitetit për shkak të nevojës për kryerjen e hetimeve ndaj tij në lidhje me abuzimet të dyshuara në detyrë.

Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu qe drejtoi dhe mbledhjen e sotme, theksoi se gjyqtari dyshohet për vepër penale. Sipas Spahiut kjo praktikë do të vijojë për cdo gjyqtar që abuzon, duke shtuar se do të ketë dhe procedime të tjera te tilla së shpejti. “Së shpejti do të ketë disa procedime për gjyqtarë të tjerë”.

Mbledhja e sotme e KLD ka shtyrë procesin e pritshëm të emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›