E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Fratini: Ndërhyrje e shpejtë për të shmangur përhapjen e krizës

ROME- Shefi i diplomacisë italiane, Franco Fratini, bëri thirrje sot për të mos humbur kohë në ndihmën financiare europiane për Greqinë, duke vlerësuar se çdo shtyrje afati rrezikon të ekspozojë tërësinë e vendeve të Bashkimit Europian në një krizë besueshmërie.

"Të mos ndërhyhet sot në favor të Greqisë do të rrezikonte që e gjithë Europa, pa përjashtuar asnjë vend, të ekspozohej ndaj një krize besueshmërie si dhe përballë tregjeve", tha ai para dy komisioneve parlamentare.

Frattini këmbënguli në një përgjigje të kërkesave për Greqinë në afatet më të shpejta me një paketë të dytë ndihmash.

Ai shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që qeveria greke mori gjatë natës votëbesimin e Parlamentit, si kusht për nisjen e një plani të ri masash të kërkuara nga BE-ja për të vazhduar të shpëtojë vendin nga falimentimi.

(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›