KLD i heq imunitetin gjyqtares së Krimeve të Rënda
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtesisë i ka hequr sot imunitetin gjyqtares në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Marsela Balili.
Heqja e imunitetit të gjyqtares Balili erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga kontrollet e ushtruara nga inspektoriati i KLD-së në në proceset gjyqësore të drejtuara prej saj
Anëtarët e KLD-së të cilët vazhdojnë mbledhjen me dyer të mbyllura që prej orës 10.00 të ditës së sotme, pritet të ndërmarrë procedime disiplinore dhe për 4 gjyqtarë të tjerë po në Tiranë.
Marsela Balili drejton gjithashtu seancat gjyqësore ndaj anëtarëve të Bandës së Lushnjës por ende nuk është e qartë nëse shkeljet që cuan në heqjen e imunitetit kanë të bëjne pikërisht me këtë proces.
Procedimet janë në vazhdën e luftës kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor. Pak ditë më parë KLD i hoqi imunitetin gjyqtarit të Elbasanit , Qani Hasa i cili do të hetohet për korrupsion, pasi akuzohet se ka marrë ryshfet për t'i ulur dënimin një të pandehuri.
(s.g/BalkanWeb)