E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mejdani: Të hapen kutitë. Berisha kujdes me fyerjet!

TIRANE-Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka thyer heshtjen dhe për herë të parë është përfshirë në debatin e nxehtë politik për cështjen e kutive. Në një prononcim për shtyp sot pas një aktiviteti, ish presidenti i viteve 1997-2002 u shpreh pro për hapjen e kutive si dhe vlerësoi të turpshëm fjalorin e Sali Berishës ndaj Edi Ramës.

I pyetur fillimisht nëse do të ishte dakot me hapjen e kutive dhe kërkesat e PS, Medjani tha se transparenca është e pëlqyer në cdo kuptim, përfshi dhe atë të kutive duke e vlerësuar si proces shumë normal. “Për cdo qytetar do pëlqehej transparenca, pra në konceptimin e gjerë të transparencës, transparenca për cdo proces, përfshi edhe transparencën për procesin zgjedhor. Në konceptin e gjerë të transparencës edhe hapja e kutive është një proces fare normal i lidhur me detyrimin që ka politika parlamenti dhe cdo institucion tjetër për tiu përgjigjur interesave të publikut apo cdo formacioni politik,në këtë rast që është Partia Socialiste”

Ndërsa Sali Berisha prej ditësh ultimatumit të PS për hapjen e kutive i është përgjigjur me akuza ndaj pesonit dhe familjes së Edi Ramës, Ish-Presidenti Mejdani nuk ka hezituar ta komentojë këtë.

“Natyrisht që kjo është e turpshme, nuk është një gjuhë që duhet të përdoret nga institucionet politike ose partiake dhe është një turp për shqiptarët. Vec kësaj unë mund ti përgjigjem vetëm më refuzimin për të vazhduar edhe diskutimin për një gjë të tillë”, tha Mejdani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›