E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, Berisha takon ambasadorin amerikan Withers

TIRANE-Ambasadori amerikan John Withers dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha janë takuar së bashku në vilën 31, në ish- zonën e bllokut në Tiranë.
Burimet afër takimit të cilat i referohet tv NEWS24  thonë se mes kreut të qeverisë dhe të dërguarit të Washingtonit në Tiranë është diskutuar për situatën më të fundit politike në vend.

Takimi mes Berishës dhe Withers zhvillohet në kohën kur ka skaduar ultimatumi dhjetë ditor i vendosur nga opozita për hapjen e kutive të votimit si kusht për hyrjen në Kuvend. Nuk dihen shume detaje mbi takimin por në orën 19.30 të ditës së sotme është paralajmëruar një konferencë shtypi e kryeministrit Berishës.

Ultimatumi i PS-së përfundoi mesditën e sotme por deri tani nga selia roze nuk është artikuluar asnjë deklaratë për veprimet e mëtejshme opozitare.

PS paralajmëroi se nëse brenda dhjetë ditësh Berisha nuk i përgjigjet ultimatumit do të kërkojë zgjedhje të parakahoshme. Ndërkohë kreu i qeverisë deri tani ka përcjelle me akuza dhe sulme kërkesën e opozitës pa lënë ndonjë shteg të mundshëm për kërkesën e tyre kryesore për hapjen e kutive.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›